Recent Posts

Archive

Tags

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Zhilberta Dine

Barazia gjinore eshte nje hap shume i rendesishem per frymemarrjen e familjes,shoqerise si dhe per integrimin e nje vendi ne BE.Ajo nuk eshte thjesht nje objektiv politik por nje parim social ,per te bere te mundur bashkejetesen e individeve ne harmoni dhe paqe.Barazia gjinore i jep mundesine si femres dhe mashkullit te kene akses ne te gjitha aspektet e jetes,nderkohe institucionet nga ana tjeter bejne te mundur zbatimin material te ligjit dhe garantimin e tij.Por si eshte barazia gjinore ne Shqiperi? Te flasesh per barazine gjinore ne Shqiperi eshte si te kerkosh diellin ne Antarktide...Pak ironike apo jo ?E drejte,sepse i tilla ka qene e fati i femres ne kete shoqeri.Mjafton te hapesh te

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Jona Cenameri

Delikates Si një lule e brishtë Duket barazia gjinore Mezi rri në këmbë Pesha e viteve Po e tremb Një gjë e vogël Trondit themelin Të shkretët ne S'dimë seç jemi Vall a kemi shpirt? Grisim drejtësinë Dhe në fund duam veten Të tjerët le të vuajnë Nën të sotmen mizori S'ka të drejta s'ka drejtësi... Barazi zor se gjen Sot nuk është e lehtë Tirani sundon botën Mashkull s'do mend Është ky Femra nga mbrapa I vjen si bishtë Po pse duhet ajo Veten ta cënoj Për çfarë ja vleka e gjitha kjo? Themi ka barazi Po veshtirë se e gjejmë Duam lumturi Por kështu nuk gjejmë Varja kësaj bote ehhh s'ja vlen... Shoqëria duket Tek të drejtat e grave Kur ato nuk janë Për çfarë

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Geraldo Kacani

Te jetosh me barazi gjinore Per shume shekuj barazia gjinore eshte konsideruar si molla e ndaluar e Adamit. Ishte nje enderr e paprekshme per femrat dhe nje veprim i ulet per meshkujt. Patriarkati ishte baza e jetes dhe ky besim rritej dhe zhvillohej ne te gjitha shtresat e shoqerise. Shqiperia eshte nje shtet viktime e padijes per shkak te izolimit per shume vite por kjo nuk do te thote se zhvillimi qe ne kerkojme sdo te vije kurre. Ne kohen ku ne jetojme gjerat jane thjeshtesuar dhe informimi eshte fusha me e rendesishme e jetes. Sot ne jetojme ne shekullin e XXI dhe jemi te afte te kuptojme cdo gje. Ne dime se cfare eshte barazia gjinore dhe e kerkojme mbeshtetjen e saj ne cdo fushe te je

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Anjeza Mullahi

Një trëndafil në shkretëtirë,hëna dritëdhënëse në një natë të zezë e të frikshme,burimi ku pikon ujë i bekuar i cili nuk shuhet kurrë,kjo është femra,e madje shumë më shumë se kaq. Jam e sigurt se nëse u thua ëngjëjve të të përshkruajnë femrën do të thonë:”Femra ishte ëngjëlli më perfekt që jetonte në parajsë,prandaj dhe Zoti e dërgoi atje poshtë që ta mbronte atë botë nga demonët”.Ah moj femër,si zbrite nga parajsa dhe re në prangat e djallit.Sa herë e kthej kokën pas një thikë e mprehtë më ther shpirtin.Shoh se si u përbuzte femra,një skllave “memece” e mashkullit.Shoh sa ëndrra kishte në sytë e saj e prapë ato ëndrra thyheshin kur i kujtonte vetes se ishte një femër,detyra e vetme e së c

Korkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Doris Kasaj

C`faj kemi Se erdhem ne kete bote Si te gjithe te tjere Njesoj Po barazi duam Asgje nuk po kerkojm Drejtojm duart nga shteti Aty ku dhe vet Thumbon shpirti nga sikleti Me thuaj cfar te keqe kemi Mos jemi uligan Qe duam te ju vrasim nga cdo an Apo mos helmuam te tjer Qe diskriminojn Kete komunitet Qe kerkon barazi e drejtsi Edhe kur shteti asgje sben vet Po ti Po ti Qe po rrin ne ate cep atje Nuk vjen e bashkohesh me ne Cfar te te thonte nga marazi I vinte zor Te thoshte jo nuk mundem Nga une burojn ndjenja te tjera Qe me perpijn trupin E shkundem Me lini vetem Kam nevoj te marr pak ajer E te ndjenj thelle ne trup freski Ku ma ka kapluar zjarrmi dhe dheu i zi Perse te i paragjykoni Se ndjenjn

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Adelina Onuzi

“ I vu nana e nuses durt n’ maje t’ kres’ E ka pas Lulen si n’ ven t’ res I vu baba i nuses durt n’ maje t’ gjardhit E ka pas Lulen si n’ ven t’ gjalit “ Këto vargje , nën tingujt e dajres më kishin dhënë njëfarë gëzimi ku si e vogël arrija të kuptoja se e morëm atë që deshëm, një vajzë të veshur në të bardha që e quajm nuse. Tek e fundit s’kishte si të ndodhte ndryshe kur ne ishim një numër i madh krushqish, me shumë makina, e kjo ishte pika kulmore e gëzimit. Gëzimi që përjetoja ishte i pashpjegueshëm. Vite pas për mua është e çuditshme jo se pse nuk shpjegoja gëzimin tim , por për ç’arsye gëzoja?! E njëjta këng, e njëjta situatë , në një moshë tjetër më trondit,më çon në një gjendje ku më

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Valbona Bezati

Unë linda në një të enjte Maji, ime më ka treguar se ishte një mesditë me diell. Më pritën në maternitetin e Pukës, pa shumë zhurmë me kujdesin dhe merakun e dy gjysheve të mija. Im atë, atë nëntë Maj rastisi të mos ishte në shtëpi, kishte shkuar në një miting me autobuza në Tiranë, bashkë më të një kope burrash, siç i cilësonte nënoja, pasi ishte prag i zgjedhjeve të 1996-s të cilat do mbaheshin pas disa ditës. Kur u kthye në darkë dhe i thanë se ishte bërë me vajzë, im atë në fillim ishte mekur e pastaj ishte nxehur e kishte thënë ngadalë : “E paska kënaqur! Lëreni në spital, e gruaja të vijë në shtëpi!”! Pasi i kishin rënë nervat, më në fund, me gjithë ngazëllimin e rezultatit të zgjedhje

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Franceska Hila

Vite e dekada që ecin pandaluar me ritmin e kohës. Diskutime e debate, ligje që miratohen e që mbesin veç të tilla sepse drita e zbatimit është gjithnjë e zbehtë në vendin tonë. Femra kjo ikone e bukurisë dhe brishtësisë në të cilën natyra dhuroi me bujari shumçka e mbi të gjitha e caktoj atë si jetëdhënëse që dërgon përpara zingjirin e jetës, qëndron përballë fortësisë mashkullore në pozita të ndryshme duke patur midis tyre ende të thyer shenjën e barazimit. Përse vallë qytetërimet europiane e lanë pas me kohë stigmën ndaj femrës dhe mundën ta kthejnë respektin ndaj saj në kolonën zanore të ditës? Përse kjo vorbull nuk na përfshiu edhe ne, apo ndoshta ne kemi orën tonë që ka ritmin e saj të

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Adrian Zalla

"Botẽthyer" Femrẽs ia kanẽ vjedhur kutinẽ e Pandorẽs, Ia kanẽ zbrazur nẽ shpirt! Mashkull qẽ vret,ther, rreh, Miresinẽ qẽ puth, pẽrqafon, pẽrkedhel! Femẽr e mirẽ, e pẽrbuzur nga pranga mentaltetitesh Medjeprishurish, qẽ ti refuzon ti dẽgjosh Kryenece, e pazbutur, pikturon jetẽn tẽnde, Por… Ne telajot e natẽs, boja e ditẽs ẽshtẽ njollsur Kur lotẽt binin me teprinẽ e erẽs, Kur gjunjẽzoheshe se nuk mundeshe mẽ, Por… Ai, ai yt shoq pinte birra e shihte ndeshje… Ti qaje e pikturoje nẽ telajo pẽr tẽ ndrequr, Pẽr tẽ ndrequr Pẽr tẽ ndrequr gabimet e kẽsaj bote, Gabimet e kẽsaj bote idiote, E cila, e cila ẽshtẽ kaq e mjerẽ, kaq absurde, kaq nonsens Botẽ e ndyrẽ pa gjak E cila ngre nẽ panteone e pid

©2020 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24