Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Zhilberta Dine

Barazia gjinore eshte nje hap shume i rendesishem per frymemarrjen e familjes,shoqerise si dhe per integrimin e nje vendi ne BE.Ajo nuk eshte thjesht nje objektiv politik por nje parim social ,per te bere te mundur bashkejetesen e individeve ne harmoni dhe paqe.Barazia gjinore i jep mundesine si femres dhe mashkullit te kene akses ne te gjitha aspektet e jetes,nderkohe institucionet nga ana tjeter bejne te mundur zbatimin material te ligjit dhe garantimin e tij.Por si eshte barazia gjinore ne Shqiperi?
Te flasesh per barazine gjinore ne Shqiperi eshte si te kerkosh diellin ne Antarktide...Pak ironike apo jo ?E drejte,sepse i tilla ka qene e fati i femres ne kete shoqeri.Mjafton te hapesh televizionin,gazetat dhe shume shpejt e kupton pergjigjen.Vrasjet jane ato "pergjigje" qe te lene pa pergjigje...Format e tyre jane nga me te larmishmet,fillojne qe nga perdorimi i litarit,sepatave,thikes,e deri te armet bashkekohore"...Pra krimi ne familje, ne larmine e formave eshte pergjigjja me e mire e " ekzistences se barazise gjinore" ne Shqiperi.
Jo vetem qe nuk ka barazi por ka kaq shume mosbarazi sa te bejne te mendosh e vesh ne dyshim " boten " dhe " kohen " ne te cilen jetojme...Ndonjehere me duket sikur kemi ngecur ne kohe si shoqeri dhe spo dalim dot nga kjo vorbull,nga kjo amulli...Hedh veshtrimin kudo ku ka meshkuj dhe mendoj a e meriton kjo shoqeri maskiliste femren???
Ej ti qe e quan veten burre,a mund ti heqesh per nje cast "mustaqet" dhe te mendosh se kush te solli ne kete jete,kush e tundi djepin,te dha qumesht e te rriti?
Po ti djale aty qe shan dhe fyen ...mund te me thuash pak se kush te qendron pas, sa here ti kerkon ushqim,larje ,hekurosje,kush kujdeset per ty sa here qe mamaja vjen e lodhur ne shtepi?Kush te mbron,keshillon,e behet supi yt sa here lotet e tu te fshehte tentojne te arratisen fshehurazi? ...Ndalu pak e mendo para se grushtat e tu te godasin ate supin ne te cilin dje qave ,krahet qe te mbajten kur ti rrezoheshe...Ndale pak ritmin e arrogances,vrerin...AJO qe ti i bertet ,godet,vret eshte motra jote.Kujdes me fjalen,sepse veshet e saj jane ata qe dje kane degjuar dhimbjen tende ,syte e saj qe ti sot si kthen koken jane ata qe shihnin cdo lot tendin,jane syte e nje qenieje qe te ndjekin kudo...e atehere kur bota humbet fillin...Zemra e saj eshte vullkan dhe eshte e gatshme te sfidoje e akullnajat me te medha te botes ,por mos u bej ti...
Jeta eshte e shkurter dhe e veshtire mik por femra do ta beje te gjate mjaftueshem ne force dhe gezim ,prandaj mos luaj me te....sepse kudo te shkosh e ne fund te botes nuk ka per te bere zoteri ajo gravata qe ti mban,por edukata,sjellja.Nese nuk e njeh dhe vjen nga nje e shkuar e familje patriarkale ,cohu,meso ,te dish nuk eshte e tepert,perkundrazi kultura te zbukuron jeten .Meso ti vendosesh kurore nje femre,ne vend te kepuceve,e nata do zhduket sepse ajo qe ti dikur e beje balte thelle brenda saj rrezaton nje drite qe nese e sheh kupton se eshte gjeja me e cmuar qe ti ke.
Nese ti nuk ke sy per ta pare,veshe per ta degjuar,dil e shiko pertej hundes sate zoteri.
Duhet te dalim nga kjo amulli.Perpara kemi EUROPEN qe na therret drejt bashkimit,pas padronet e paragjykimit.Dhe ne si shoqeri vazhdojme endemi ne kete rruge ,ne mesin e nje litari qe here terheq njera e here tjetra.Keshtu,e shkuara perserit vetveten duke riprodhuar te njejtat patologji te sjelljes duke vrare endrra,por e jete femrash.E ardhmja dergon mesazhe e sinjale drite drejt emancipimit.Duket sikur Europa tenton here pas here te na shpetoje,nga gjumi i injorances,gjumi i vdekjes.QEVERIA SHQIPTARE degjon,institucioni ligjvenes harton e permireson ligje,ndizet drita jeshile por aty jashte parlamentit ,kushtetutes kembnat e dhunes bien serish.Shume femra paragjykohen,mjafton te ndalim veshtrimin tek eksperienca e njerezve qe na rrethojne,diku te mjedisi familar,diku farefisnor e diku shoqeror.Ja disa prej tyre
Ne aspektin e kultures : Ka ende familje ne te cilat talenti ne muzike,aktrim apo kercimnuk zhvillohet vetem se ajo qe e posedon kete dhunti eshte femer.Pra kemi te bejme me nje vrasje" endrrash vetem se shihet ne kuptimin e ngushte te nje mentaliteti paragjykues.
Ne aspektin e punesimit.Ketu kemi evoluar por ka ende pune te tilla si puna e kamarierit ,qe ende shihensi e drejte e meshkujve per te zgjedhur dhe jo e femrave.
ne aspektin e te drejtes se marteses.Shume vajza ende pa mbushur 18vjec fejohen e martohen pa dhene ende vulen e tyre,,duke dhunuar keshtu lirine qe prodhon me vone konflikte te vazhduesshme e ben qe pakenaqesia te shpertheje ne dhune.Kemi te bejme me dy forma te dhunes qe pasojne njera tjetren :dhuna psikologjike dhe me pas dhuna fizike.
Ne aspektin juridik e qytetar.E drejta e divorcit.Ekziston te pakten nje cift qe ndahet ne cdo rreth farefisnor te nje individi dhe minimalisht nje baba qe nuk jep firmen e divorcit,eshte gjithmone nje femer qe sorollatet gjykatave per nje firme qe ti jape asaj lirine dhe femijes se vet atesine.Pasojat juridike nuk bien vetem mbi nenen por e femijen,duke e lene pa baba atesi dhe duke i kuzizuar dhe lirine e levizjes.
Keto pra jane vetem disa nga aspektet e paragjykimit dhe format e dhunim te femres qe tregojne se barazia gjinore eshte me teper teorike dhe shume pak e realizuar dhe per kete arsyet jane tek paradokset qe ne si shoqeri jemi ushqyer me shume se politika ,faji gjendet tek prejardhja nga nje familje patriarkale.mbetet me shume per te bere nga ojf e vete shoqeria ,edukime,trajnime dhe barazia nis qe ne edukim ne lindje.PER SA KOHE SA NE SI SHOQERI NUK DUAM TE DEGJOJME E SHOHIM ME TUTJE,E NE SI FEMRA NUK PEMBUSHIM VLERAT DHE IMAZHIN TONE ,DO VAZHDOJNE SERISH KEMBANAT E DHUNES....