Recent Posts

Archive

Tags

"Bonu Burrë" mikpret ACT for SOCIETY

Organizata ACT for SOCIETY mori pjesë sot në një nga takimet që zhvillojnë vullnetarët e Klubit “Bonu Burrë” në Prishtinë. Partnerët në Kosovë zhvilluan diskutime të ndryshme lidhur me aktivitetet e mëtejshme dhe më pas organizuan një “Movie Night”, pranë ambienteve të organizatës "PEN". Ky organizim u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", i cili implementohet nga CARE Internacional dhe mbështetet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe OAK Foundation. ACT for SOCIETY së bashku me Klubin “Bonu Burrë” biseduan gjithashtu për plane të përbashkëta që kanë të bëjnë

Lançohet projekti më i ri në Ditën Ndërkombëtare të Grave

Organizata Act for Society zhvilloi sot, një aktivitet sensibilizues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Aktiviteti kishte në fokusin e tij, lançimin e projektit trevjeçar “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës e ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”. Realizimi i këtij projekti është në bashkëpunim me CARE International Balkans dhe me mbështetjen e @Austrian Development Agency dhe OAK Foundation. Fokusi kryesor qëndron në të kuptuarit se, burrat dhe djemtë nuk duhet të shihen si pengesa për paqen dhe barazinë gjinore por përkundrazi, si partnerë në promovimin e marrëdhënieve dhe komuniteteve të padhunshme dhe të shëndetshme. Pjesëma

Po vjen 8 Marsi, Youthclub organizon idetë

Takimi i rradhës u zhvillua përsëri këtë javë me anëtarët e “Youth Club” në kuadër të projektit 3 vjeçar që ka në fokus promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me CARE Balkans dhe me mbështetjen e ADA dhe OAK Foundation. Të rinjtë u ndanë në katër grupe dhe punuan mbi mozaikun që do të paraqesin tek gjimnazi “Ismail Qemali” me rastin e aktivitetit të “8 Marsit”. Ata punuan flipcharterat e tyre me informacione mbi të drejtat e grave, feminizmin, gratë e suksesshme shqiptare dhe rëndësinë e barazisë gjinore. Grupet e të rinjve organizuan idetë e tyre dhe i prezantuan punimet para grupeve të tjera.

Klubi i të rinjve: Kreativitet, energji dhe ide të reja

Takimi me të rinjtë e "Youth Club" u zhvillua sot në një prizëm më argëtues përsa i përket barazisë gjinore, komunikimit dhe tolerancës mes njëri-tjetrit, ku të ftuar kishim edhe përfaqësuesin e CARE Balkans. Të rinjtë, nëpërmjet disa lojërave në dyshe dhe në grupe, arritën të jepnin idetë e tyre mbi çështjet thelbësore të projektit por edhe të ndërgjegjësoheshin mbi thyerjen e tabuve apo mentaliteteve që ekzistojnë akoma në shoqërinë shqiptare mbi barazinë gjinore dhe jo vetëm. Profesionet e ndryshme të cilat mund të paragjykohen si të përshtatshme vetëm për një lloj gjinie ishte një nga pikat që u diskutua. Klubi i të rinjve ishte mjaft entuziast dhe të hapur ndaj qasjes së ideve të reja

©2020 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24