Recent Posts

Archive

Tags

Memorandum bashkëpunimi me gjimnazin "Ismail Qemali"

Sot më datë 16 Shkurt 2018, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës ACT for SOCIETY dhe gjimnazit "Ismail Qemali",Tiranë. Ky bashkëpunim u realizua në kuadër të projektit tonë më të ri 3 vjeçar, në bashkëpunim me CARE International Balkans dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency dhe OAK Foundation. Fokusi i këtij projekti është promovimi i barazisë gjinore dhe parandalimi i dhunës nëpërmjet klubit të edukatorëve bashkëmoshatar. Falenderojmë stafin e gjimnazit “Ismail Qemali” që hapi dyert për një partneritet afatgjatë dhe për mundësinë që u jep nxënësve dhe mësuesve të përfshihen në aktivitete edukuese.

Pritshmëritë, 'frikërat' dhe kontributet e "Youth Club"

Takimi i rradhës me anëtarët e “Youth Club” u zhvillua këtë javë pranë qëndrës ACT FOR SOCIETY në kuadër të projektit trevjeçar që ka në fokus promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me CARE Balkans dhe mbështetet nga ADA dhe OAK Foundation. Aktiviteti u përqëndrua kryesisht tek eksplorimi i pritshmërive, frikërave dhe kontributeve të të rinjve në lidhje me angazhimin e tyre në këtë projekt. Të rinjve i’u dha mundësia që në bashkëpunim me stafin e qendrës, të kuptonin më specifikisht mënyrën e funksionimit të klubit dhe gjithashtu i’u dha një informacion panoramik mbi aktivitetet e ndryshme që pritet të realizohen. Ata shprehën dëshirën

YOUTH CLUB: Stuhi mendimesh rreth 8 Marsit

Takimi i dytë me “Youth Club” u zhvillua edhe sot pranë qendrës sonë. Tematika kryesore ku u bazua diskutimi i sotëm i të rinjve ishte mbi organizimin e eventit të ditës së 8 Marsit, Ditës së Gruas. Fillimisht u diskutua mbi 8 Marsin në kontekstin shqiptar si Dita e Nënës dhe më pas mbi atë botëror si Dita e Gruas. U diskutua mbi ‘lindjen’ e kësaj dite si dhe mbi të drejtat e grave. Pjesa e dytë e takimit u zhvillua e tillë, që të rinjtë të hidhnin sa më shumë ide mbi organizimin e kësaj dite duke u ndarë në dy grupe. Realisht procesi i brainstorming ishte shumë efektiv pasi të dyja grupet hidhnin ide, bashkë me arsyet e zgjedhjes së idesë së tyre, të cilat mbështeteshin ose kundërshtoheshin

"Youth Club" prezantohet me projektin më të ri

Projekti ynë më i ri nisi sot me të rinjtë e grupit “Youth Club” që janë aktualisht nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë. Në takimin e parë me klubin, u prezantua Qendra ACT FOR SOCIETY, objektivat dhe qëllimi i organizatës dhe gjithashtu aktivitetet e realizuara më herët. Të rinjtë mundën të njiheshin me njëri-tjetrin si dhe me stafin e organizatës nëpërmjet lojërave të ndryshme që u zhvilluan në qendrën tonë. Më tej, u prezantua projekti i ri, synimi i të cilit është parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe ekstremizmi i dhunshëm në Ballkan. Projekti realizohet në bashkëpunim me CARE International Balkans dhe me mbështetjen e @Austrian Development Agency dhe OAK Foundation.

©2020 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24