Termat e References
“ACT for SOCIETY”
Shërbimi i drekës dhe pushimit të kafes për pjesëmarrësit e trajnimit të
cilat/cilët do të angazhohen për pilotimin e klasave për zhvillimin dhe
përmirësimin e aftësive prindërore dhe ndërtimin e marrëdhënieve të
shëndetshme prind-fëmijë.
(9 - 11 Tetor 2023)
Afati i fundit i aplikimit: 20 Shtator 2023, 16.00. ora lokale
Rreth ogranizatës
Misioni i Qendrës ACT for SOCIETY është përmirësimi i stilit të jetesës së shëndetshme dhe
stimulimi i zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë. Puna e saj konsiston në advokimin për
demokracinë dhe çështjet e të drejtave të njeriut, promovimin e kulturës, stimulimin e
pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe në proceset vendimmarrëse, si në
nivel lokal ashtu edhe në nivel kombëtar.
Qëllimi i kompanisë
Të ofrojë shërbimin e ushqimit për vaktet e drekës si dhe pushimet e kafes për
pjesëmarrësit.
Roli i kompanisë
● Të ofrojë akomodimin për pjesëmarrësit
● Të ofrojë vaktet e drekës dhe darkës si dhe pushimet e kafes për pjesëmarrësit e
aktivitetit
● Të jetë e gatshme të qëndrojë në kontakt me koordinatorin e projektit në mënyrë që
të sigurohet cilësia më e mirë e ofruar.
Grupi i vlerësimit
Kualifikimet e kërkuara
Nëse një individ ose kompani po aplikon, është e nevojshme të plotësohet dhe dorëzohet
tabela e mëposhtme me ofertat e tyre. Shërbimi do të caktohet pas përzgjedhjes nga ACT
për SOCIETY Center.
Dokumentacioni i nevojshëm
Përveç kësaj, individi ose kompania e përzgjedhur, duhet të ofrojë detaje të tjera të
detajuara bankare.
Si të aplikohet?
Nëse një individ ose kompani po aplikon, është e nevojshme që të:
- Plotësohet dhe dorëzohet tabela e mëposhtme me ofertat e tyre
Ofertat duhet të dorëzohen deri më 20 Shtator 2023, ora 16:00 orën lokale,
- Fizikisht, në zyrat tona, në adresën Rruga "Bulevardi Bajram Curri"; Nd.280,Ap.4
Tiranë ose
- Në adresën e email-it: info@actforsocietycenter.org
Koordinimi/Përgjegjësia
Kompania duhet të perfshijë në aplikim:
- Ofertën financiare për të gjitha shërbimet në tabelën e mëposhtme
Kompania do të raportojë drejtpërdrejt tek Koordinatori i Projektit.
Nr. | Shërbimi | Njësia | Sasia | Çmimi | Vlera |
1 | Pushim i kafes për pjesëmarrësit në trajnim | persona | 90 | | |
2 | Drekë për pjesëmarrësit në trajnim | persona | 90 | | |
Comments