Recent Posts

Archive

Tags

Klubi "Bëhu Burrë" mblidhet për fushatën #ACT4EQUALITY

Në takimin që u zhvillua sot me Klubin Bëhu Burrë, të rinjtë diskutuan dhe argumentuan pro dhe kundër në lidhje me detajet e fushatës së tyre #ACT4EQUALITY. Pikat që i’u kushtuan me shumë rëndësi në diskutim ishin ecuria e fushatës si dhe përfshirja sa më e gjerë e të rinjve në të. Pjesë e takimit ishin dhe dy studentet kanadeze të cilat aktualisht po zhvillojnë intershipin e tyre pranë qendrës ACT for SOCIETY. Të rinjtë patën mundësinë të komunikonin me to në gjuhën angleze, duke u prezantuar në mënyrë sintetike projektin dhe aktivitetet e ndërmarra më parë. Në mbyllje të takimit të rinjve i’u dorëzuan formularët për prindërit, në kuadër të trajnimit rezidencial, që do të zhvillohet me të r

Doni te dini më shumë rreth ACT for SOCIETY Center?

Organizata Act for SOCIETY e ka nisur misionin e saj që në vitin 2012, mision i cili vazhdon edhe sot të përmbushet me të njëjtin pasion, angazhim, frymë bashkëpunimi dhe sigurisht dëshirë e madhe për të dhënë kontributin e saj për një shoqëri më të mirë, më të edukuar dhe më të zhvilluar. Slogani “Together for the society ” (Bashkë për Shoqërinë) është pikërisht pika e fortë e organizatës. Të gjithë bashkë për të thyer barriera, për të bërë ndryshime pozitive dhe për të insipiruar të rinjtë, që të gjithë mund të jemi të barabartë dhe të realizojmë vepra mbresëlënëse. Organizata është e bazuar në disa shtylla ku edhe mbështetet i gjithë misioni. Të Drejtat e Njeriut dhe Zhvillimi Social ësht

Klubi i të rinjve, patinazh dhe jo vetëm...

Të rinjtë e Youth Club realizuan mbrëmjen e sotme një aktivitet argëtues pranë pistës së patinazhit në Ring Center. Krahas lojës e argëtimit me njëri- tjetrin, të rinjtë patën mundësinë të zhvillojnë diskutime apo biseda në lidhje me tematika të ndryshme. Shumë interesant është fakti se si aktivitete të tilla argëtuese shërbejnë për t’i lidhur më shumë të rinjtë më mendimet e njëri-tjetrit si dhe për të qenë një indicie e një fryme bashkëpunimi në takimet e mëtejshme. Të rinjtë e klubit shprehën gjithashtu disa ide mbi realizimin e aktiviteteve të ardhshme edukuese dhe argëtuese. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dh

ACT for SOCIETY prezanton projektin në RADIO TIRANA

Përfaqësues të Qendrës ACT for SOCIETY ishin të ftuar sot, në emisionin DITË TË MBARË të Radio Tirana, ku prezantuan projektin “Burrat dhe djemtë si partner në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”. Projekti implementohet nga CARE International në partneritet me Center ACT for SOCIETY dhe mbështetet nga Austrian Development Agency dhe OAK Foundation. Gjatë intervistës, Stela Kosova, koordinatorja e projektit dhe Xhoi Bare, Young Men Team Leader, patën mundësinë të prezantojnë përqasjen e re që sjell ky projekt tre vjeçar në parandalimin e dhunës ndërpersonale, dhunës me bazë gjinore dhe përfshirjen e djemve dhe burrave si agjent nd

Klubi i të Rinjve përgatitet për fushatën online

Youth Club u mblodh sërisht sot pranë qendrës ACT for SOCIETY për të zhvilluar takimin e rradhës. Të rinjtë hodhën idetë e tyre në lidhje me fushatën “online” për promovimin e projektit. Pjesa e dytë e aktivitetit i’u kushtua pjesëmarrjes së vazhdueshme së anëtarëve të Youth Club. Ata përdorën metodën e pikëzimit për të vlerësuar pjesëmarrjen dhe aktivizimin e gjithsecilit. Metoda e zgjedhur është efektive për t’i bërë të rinjtë të jenë pjesë jo vetëm fizike por edhe mjaft aktive e takimeve të klubit. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", i cili imple

Ti mund ta fitosh këtë konkurs...

Nëse jeni të rinj të moshës 16-26 vjeç dhe keni aftësi artistike dhe gjithashtu doni të mbështesni kauzat e mëdha si Barazia Gjinore ju ftojmë të merrni pjesë në projektin më të ri të Qendrës ACT for SOCIETY. Ky projekt i cili mbështetet nga “Raiffeisen Invest”, do të jetë në formatin e një konkurs artistik që nxit reflektimin e të rinjve mbi situatën aktuale të barazisë gjinore në Shqipëri. Të rinjtë do të kenë mundësinë të shprehin idetë, imagjinatën dhe këndvështrimin e tyre nëpërmjet artit. Ju mund të bëheni pjesë e këtij konkursi duke konkuruar në dy kategori kryesore. Kategoria “Ese & Poezi”, ku do të konkurojnë të gjitha punimet në formatin e shkruar, dhe kategoria e dytë “Arte Vizual

Youth Club: Implementimi i modelit të Manualit Y

Aktiviteti i sotëm me Klubin e të Rinjve u bazua në trajnimin e të rinjve sipas modelit të Manualit Y. Një nga sesionet e këtij manuali, që sigurisht u aplikua në aktivitetin e sotëm, ishte mbi shprehjen e ndjenjave, si e shohin veten në 10 vitet e ardhshme dhe sfidat që do i duhet të hasin për të arritur qëllimet e tyre, duke marrë parasysh gjininë dhe konteksin social. Pas këtij sesioni, të rinjtë patën nevojë të relaksoheshin pak gjatë coffee break, prej stuhisë së mendimeve rreth të ardhmes së tyre. Në pjesën e dytë të takimit u prezantuan projektet e reja të organizatës si dhe krijimi i një fushate online me qëllim promovimin e projektit. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit

©2020 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24