top of page

Klubi i të Rinjve përgatitet për fushatën online

Youth Club u mblodh sërisht sot pranë qendrës ACT for SOCIETY për të zhvilluar takimin e rradhës.

Të rinjtë hodhën idetë e tyre në lidhje me fushatën “online” për promovimin e projektit.

Pjesa e dytë e aktivitetit i’u kushtua pjesëmarrjes së vazhdueshme së anëtarëve të Youth Club.

Ata përdorën metodën e pikëzimit për të vlerësuar pjesëmarrjen dhe aktivizimin e gjithsecilit.

Metoda e zgjedhur është efektive për t’i bërë të rinjtë të jenë pjesë jo vetëm fizike por edhe mjaft aktive e takimeve të klubit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", i cili implementohet nga CARE International në partneritet me Center ACT for SOCIETY dhe mbështetet nga Austrian Development Agency dhe OAK Foundation.

bottom of page