top of page

"Bonu Burrë" mikpret ACT for SOCIETY

Organizata ACT for SOCIETY mori pjesë sot në një nga takimet që zhvillojnë vullnetarët e Klubit “Bonu Burrë” në Prishtinë.

Partnerët në Kosovë zhvilluan diskutime të ndryshme lidhur me aktivitetet e mëtejshme dhe më pas organizuan një “Movie Night”, pranë ambienteve të organizatës "PEN".

Ky organizim u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", i cili implementohet nga CARE Internacional dhe mbështetet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe OAK Foundation.

ACT for SOCIETY së bashku me Klubin “Bonu Burrë” biseduan gjithashtu për plane të përbashkëta që kanë të bëjnë me projektin rajonal.

bottom of page