top of page

Njoftim për pozicion të lirë punë

Njoftim për pozicion të lirë punë

Pozicioni: Young Man Team Leader

Vendodhja: Tirane, Shqipëri

Lloji I punësimit: Me kohë të plotë

Afati i fundit për aplikim: 7 Shkurt 2021

Rreth projektit YMI:

Qasja e YMI-t bazohet në kurrikulën transformative gjinore, e përshtatur në kuadër të Programit H të Institutit Promondo dhe e projektuar për të provokuar mendim kritik rreth normave gjinore, të cilat nxisin dhunë dhe forma të tjera sjelljeje të dëmshme i cili pas rishikimit dhe përshtatjes për rajonin njihet si “Program Y – Rinia”.

. Iniciativa e Burrave të Rinj zbatohet në shkolla të mesme, duke i dhënë kështu mundësinë programit të arrijë një nivel më të lartë të pjesëmarrjes së burrave dhe grave të reja (nga viti 2013), të moshës 14-19 vjeç. Përqendrimi te të rinjtë është i rëndësishëm, sepse adoleshenca është moment kyç në procesin e shoqërizimit, kur qëndrimet dhe sjelljet midis të rinjve dhe të rejave janë ende në zhvillim e sipër.

Te shkollat, të cilat marrin pjesë në program, sesionet Programit Y realizohen nga mësimdhënës të trajnuar dhe janë të integruara në oraret e rregullta të klasave përgjatë vitit shkollor, me përqendrim të shtuar në katër fusha kyç të programit: (1) qëndrimet gjinore; (2) dhuna; (3) seksi, shëndeti dhe mirëqenia dhe: (4) përdorimi i alkoolit dhe drogave.



Kriteret:

Të ketë përfunduar studimet Bachelor (përparësi personat me Master )

Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze

Te ketë aftësi të mira në përdorimin e mjeteve IT (kompjuter, aparat fotografik etj) dhe programeve që ato përfshijnë (microsoft word, excel, powerpoint, zoom, etj )

Të ketë aftësi lidershipi dhe komunikimi

Të përshtatet me dinamikat e ndryshme që prezantohen gjatë orarit të punës


Përgjegjësitë/ Detyrat:

· Organizimi dhe facilitimi i aktiviteve në përputhje me planifikimin e projektit

· Përgatit dhe mirëmban planet e detajuara të zbatimit të projektit

· Siguron mbledhjen periodike të të dhënave të projektit

· Siguron dhe suporton pjesëmarrjen active të anëtarëve të Klubit Bëhu Burrë

· Drejton fushatat dhe trajnimet nëpër shkolla

· Organizon trajnimet dhe ëorkshopet për të të rinjtë

· Përgjegjes për logjistikën gjatë trajnimeve

· Raporton rregullisht te menaxheri projektit rreth ecurise te aktiviteteve

· Krijimi I strategjisë për menaxhimin e rrjeteve sociale të projektit



Procedura e aplikimit:


Të gjithë kandidatët që e mendojnë veten të përshtatshëm për kete rol, duke marre parasysh te gjitha rolet dhe oraret e percaktuara nga kontrata e punës, të dergojnë CV-në e tyre bashkë me nje leter motivimi në adresën email actfsociety@gmail.com

bottom of page