top of page

Eksperte në studimin “Dallimet gjinore në stilet e prindërimit dhe ndikimi i tyre në marrëdhënien pr

Termat e Referencës për:

Eksperte në studimin “Dallimet gjinore në stilet e prindërimit dhe ndikimi i tyre në marrëdhënien prind – fëmijë, në Shqipëri”

Afati i fundit për aplikimin është data 31 Maj 2019.

Informacion mbi organizatën

Misioni i QendrësACT for SOCIETY është të rrisë stilet e shëndetshme të jetesës dhe të stimulojë zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Puna jonë ka të bëjë me avokimin e çështjeve të të drejtave të njeriut, demokracisë, promovimit të kulturave, lidhjes së të rinjve, nxitjes së pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe proceset e vendimmarrjes, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

OJQ jonë ka funksionuar shumë vite në promovimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në komunitetet e tyre dhe duke i ndihmuar ata që të jenë krijuesit e ndryshimeve për çështjet që i prekin ato. Gjithashtu, kemi përvojë në zbatimin e projekteve në shkollat e mesme dhe në komunitetet specifike, ku ne kemi treguar veten tonë të jetë në gjendje të ndihmojmë të rinjtë të krijojnë kulturë pozitive në shkolla dhe / ose komunitete dhe të ndërtojnë lidhje me njëri-tjetrin. Gjithashtu, duke iu referuar projekteve tona të mëparshme dhe aktuale, është e qartë se metodologjia dhe mënyra jonë e punës është e fokusuar në politikat e kërkimit dhe parandalimit.

Pozicioni: Eksperte në studimin “Dallimet gjinore në stilet e prindërimit dhe ndikimi i tyre në marrëdhënien prind – fëmijë, në Shqipëri”

Profili: Punonjëse sociale, eksperte në çështjet e arsimit, fëmijëve, shërbimin psikosocial

Kohëzgjatja: Qershor – Dhjetor 2019 (7 ditë pune brenda kësaj periudhe kohore)

TERMAT E REFERENCËS

  1. Përgatit draft metodologjinë për pjesën cilësore të studimit dhe e finalizon atë në bashkëpunim me eksperten dhe stafin e Qendrës “ACT for Society”, si dhe bazuar në komentet dhe sugjerimet e UNFPA-së.

  2. Përgatit instrumentat e mbledhjes së të dhënave për pjesën cilësore të studimit (të tillë si: guida e grupit të fokusuar me prindërit, guida e grupit të fokusuar me fëmijët, guida e intervistës së thelluar me profesionistë, etj) dhe i finalizon ato pas përfundimit të testimit, në bashkëpunim me stafin e Qendrës “ACT for Society”, si dhe bazuar në komentet dhe sugjerimet e UNFPA-së.

  3. Orienton stafin e Qendrës “ACT for Society” për ndarjen e pjesëmarrësve/eve në fokus grupe sipas gjinisë (pra prindër dhe fëmijë të të njëjtës gjini dhe grupe mikse) si dhe për ndarjen e profesionistëve që do të përfshihen në intervista të thelluara[1].

  4. Trajnon moderatoret dhe intervistueset e qendrës “ACT for Society” si dhe bën orientimin e tyre për mbledhjen e të dhënave cilësore, sipas instrumentave të përgatitur.

  5. Përpunon informacionin (e zbardhur[2]) të grupeve të fokusuara dhe përgatit pjesën përkatëse të analizës cilësore.

  6. Përpunon informacionin (e zbardhur[3]) të intërvistave të thelluara dhe përgatit pjesën përkatëse të analizës cilësore.

  7. Jep kontribut në përgatitjen e strukturës së raportit dhe finalizimin e saj bazuar në komentet nga Qendra “ACT for Society” dhe UNFPA.

  8. Përgatit pjesën përkatëse të raportit që konsiston në analizën cilësore, evidentimin e gjetjeve prej saj dhe hartimin e rekomandimeve specifike.

  9. Ndihmon në përgatitjen e versionit të plotë të raportit të studimit, duke plotësuar kapituj të caktuar, sipas ndarjes që do të bien dakord me eksperten tjetër.

  10. Ndihmon në finalizimin e raportit duke reflektuar në të komentet nga “peer revieë” apo komente të tjera të dhëna nga UNFPA ose institucione/ekspertë të caktuar me të cilët do të ndahet draft raporti.

  11. Përgatit në poëer point pjesë të caktuara të gjetjeve dhe konkluzioneve nga analiza cilësore, sipas kërkesës së Qendrës dhe UNFPA-së

  12. Merr pjesë në eventin e lancimit të raportit të studimit dhe bashkëprezanton apo iu përgjigjet pyetjeve të caktuara nga të pranishmit, së bashku me eskperten tjetër të studimit.

  13. Raporton tek Drejtorja e Qendrës “ACT for Society” për ecurinë e punës, si dhe për çdo vonesë apo vështirësi gjatë procesit të përgatitjes së raportit të studimit.

  14. Merr pjesë në takime të caktuara që mund të organizohen nga Qendra me kërkesë të Drejtores, apo edhe me kërkesë të UNFPA-së, takime këto që fokusohen tek qëllimi i studimit dhe realizimi i tij.

  15. Bashkëpunon me eksperten tjetër dhe me stafin e Qendrës “ACT for Society” përgjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit që synon realizimin e këtij studimi.

  16. Zbaton rregulloren e Qendrës, parimet e punës në grup, si dhe parimet e etikës në përgatitjen e studimeve të tilla.

  17. Shmang konfliktin e interesit përgjatë gjithë kohës së angazhimit në këtë studim.

  18. Nuk përdor informacione paraprake nga analiza cilësore, si dhe nuk ndan asnjë informacion në lidhje me studimin, me palët e treat, pa qenë e autorizuar nga Qendra dhe pa marrë miratimin e kësaj të fundit, si dhe citon pronësinë e informacionit dhe të gjithë studimit, që i kalon Qendrës “ACT for Society” dhe UNFPA-së.

[1] Gjithsej do të zhvillohen 38 grupe të fokusuara, 14 me prindër dhe 14 me fëmijë, me nga 12 pjesëmarrës në secilin grup, si dhe 35 intervista të thelluara me profesionistë. Numri grupeve të fokusuara në Tiranë është menduar më i lartë, diku tek 16 gjithsej, nisur nga shtrirja gjeografike e Bashkisë, si dhe me qëllim që të organizohen edhe dy grupe të fokusuara (një me prindër dhe një me fëmijë) me minoritetet etnike (romë, egjiptjanë) si dhe po aq me personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa përmes intervistave të thelluara do të synohet të arrihet edhe tek personat LGBTI dhe prindërit e tyre.

[2] Grupet e fokusuara nuk do të rregjistrohen, por me miratimin e pjesëmarrësve, moderatoret do të mbajnë shënimet përkatëse dhe do t’i zbardhin ato për t’ja përcjellë ekspertes.

[3] Intervistat do të rregjistrohen (me miratimin e të intervistuarve) dhe zbardhja e tyre (fjalë për fjalë, sipas rregjistrimit), pasi të bëhet nbga Qendra, do i përcillet ekspertes për të bërë përpunimin e informacionit.

Dorezimi i aplikimeve do te behet prane zyrave tona Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24 dhe per cdo paqartesi na komunikoni me email actfsociety@gmail.com.

bottom of page