Archive

Please reload

Tags

Please reload

Eksperte në studimin “Dallimet gjinore në stilet e prindërimit dhe ndikimi i tyre në marrëdhënien prind – fëmijë, në Shqipëri”

May 17, 2019

 

 

Termat e Referencës për:

 

Eksperte në studimin “Dallimet gjinore në stilet e prindërimit dhe ndikimi i tyre në marrëdhënien prind – fëmijë, në Shqipëri”

                          

Afati i fundit për aplikimin është data 31 Maj 2019.

 

Informacion mbi organizatën

 

Misioni i Qendrës ACT for SOCIETY  është të rrisë stilet e shëndetshme të jetesës dhe të stimulojë zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Puna jonë ka të bëjë me avokimin e çështjeve të të drejtave të njeriut, demokracisë, promovimit të kulturave, lidhjes së të rinjve, nxitjes së pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe proceset e vendimmarrjes, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

 

OJQ jonë ka funksionuar shumë vite në promovimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në komunitetet e tyre dhe duke i ndihmuar ata që të jenë krijuesit e ndryshimeve për çështjet që i prekin ato. Gjithashtu, kemi përvojë në zbatimin e projekteve në shkollat e mesme dhe në komunitetet specifike, ku ne kemi treguar veten tonë të jetë në gjendje të ndihmojmë të rinjtë të krijojnë kulturë pozitive në shkolla dhe / ose komunitete dhe të ndërtojnë lidhje me njëri-tjetrin. Gjithashtu, duke iu referuar projekteve tona të mëparshme dhe aktuale, është e qartë se metodologjia dhe mënyra jonë e punës është e fokusuar në politikat e kërkimit dhe parandalimit

 

 

Pozicioni:        Eksperte në studimin “Dallimet gjinore në stilet e prindërimit dhe ndikimi i tyre në marrëdhënien prind – fëmijë, në Shqipëri”

 

Profili:              Punonjëse sociale, eksperte gjinore dhe për angazhimin e djemve dhe burrave për barazinë gjinore

 

Kohëzgjatja:     Qershor – Dhjetor 2019 (8 ditë pune brenda kësaj periudhe kohore)

 

 

TERMAT E REFERENCËS

 

  1. Përgatit draft metodologjinë për pjesën sasiore të studimit dhe e finalizon atë në bashkëpunim me eksperten dhe stafin e Qendrës “ACT for Society”, si dhe bazuar në komentet dhe sugjerimet e UNFPA-së.

  2. Përgatit instrumentat e mbledhjes së të dhënave për pjesën sasiore të studimit (të tillë si pyetësori për prindërit dhe pyetësori për fëmijët) bazuar në formatet ndërkombëtare të instrumentave të tillë, duke i përshtatur me realitetin shqiptar, si dhe i finalizon ato pas përfundimit të testimit, në bashkëpunim me stafin e Qendrës “ACT for Society”, si dhe bazuar në komentet dhe sugjerimet e UNFPA-së.

  3. Përgatit kampionimin për mbledhjen e informacionit sasior (me një marzh gabimi jo më të madh sesa 3.5%), duke u bazuar në metodat bashkëkohore, si dhe bën ndarjen e numrit të personave (prindër dhe fëmijë) të cilët do të kontaktohen për mbledhjen e informacionit sasior, duke marrë në konsideratë gjininë dhe grupmoshën e tyre[1].

  4. Trajnon mbikqyrëset e qendrës “ACT for Society” si dhe bën orientimin e tyre për mbledhjen e të dhënave sasiore, sipas instrumentave të përgatitur.

  5. Përgatit formatin e data bazës ku do të hidhen të dhënat e mbledhura nga pyetësorët (në excel).

  6. Plotëson (hedh të dhënat) data bazën me të dhënat e mbledhura nga pyetësorët[2].

  7. Zbardh rregjistrimet e intervistave të thelluara, siç do t’ja dërgojë Qendra dhe ia përcjell ato stafit të projektit[3].

  8. Përpunon informacionin sasior (nga data baza) dhe përgatit pjesën përkatëse të analizës sasiore.

  9. Jep kontribut në përgatitjen e strukturës së raportit dhe finalizimin e saj bazuar në komentet nga Qendra “ACT for Society” dhe UNFPA.

  10. Përgatit pjesën përkatëse të raportit që konsiston në analizën sasiore, evidentimin e gjetjeve prej saj dhe hartimin e rekomandimeve specifike.

  11. Ndihmon në përgatitjen e versionit të plotë të raportit të studimit, duke plotësuar kapituj të caktuar, sipas ndarjes që do të bien dakord me eksperten tjetër.

  12. Ndihmon në finalizimin e raportit duke reflektuar në të komentet nga “peer review” apo komente të tjera të dhëna nga UNFPA ose institucione/ekspertë të caktuar me të cilët do të ndahet draft raporti.

  13. Përgatit në power point pjesë të caktuara të gjetjeve dhe konkluzioneve nga analiza cilësore, sipas kërkesës së Qendrës dhe UNFPA-së

  14. Merr pjesë në eventin e lancimit të raportit të studimit dhe bashkëprezanton apo iu përgjigjet pyetjeve të caktuara nga të pranishmit, së bashku me eskperten tjetër të studimit.

  15. Raporton tek Drejtorja e Qendrës “ACT for Society” për ecurinë e punës, si dhe për çdo vonesë apo vështirësi gjatë procesit të përgatitjes së raportit të studimit.

  16. Merr pjesë në takime të caktuara që mund të organizohen nga Qendra me kërkesë të Drejtores, apo edhe me kërkesë të UNFPA-së, takime këto që fokusohen tek qëllimi i studimit dhe realizimi i tij.

  17. Bashkëpunon me eksperten tjetër dhe me stafin e Qendrës “ACT for Society” përgjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit që synon realizimin e këtij studimi.

  18. Zbaton rregulloren e Qendrës, parimet e punës në grup, si dhe parimet e etikës në përgatitjen e studimeve të tilla.

  19. Shmang konfliktin e interesit përgjatë gjithë kohës së angazhimit në këtë studim.

  20. Nuk përdor informacione paraprake nga analiza cilësore, si dhe nuk ndan asnjë informacion në lidhje me studimin, me palët e treat, pa qenë e autorizuar nga Qendra dhe pa marrë miratimin e kësaj të fundit, si dhe citon pronësinë e informacionit dhe të gjithë studimit, që i kalon Qendrës “ACT for Society” dhe UNFPA-së.

 

 

 

[1] Gjithsej do të mblidhet infromacion sasior përmes pyetësorëve të përgatitur nga 813 fëmijë (16-18 vjec) si dhe nga maksimumi 1626 prindërit e tyre (ky mumër mund të jetë më i vogël nëse fëmijët që do të japin informacion jetojnë vetëm me njërin prind dhe nëse prindi tjetër nuk jeton më, apo nuk dëshiron të japë informacion)

 

[2] Ekspertja ka të drejtë që, nën përgjegjësinë e saj të plotë, të marrë nga Qendra në versionin hard copy, pyetësorët e plotësuar (origjinalë) dhe t’i kthejë sërish ata në Qendër, pas hedhjes së të dhënave në data bazë. Pagesa për hedhjen e të dhënave në data bazë, është shtesë e pagesës së ditëve të saj të punës, siç është përllogaritur në buxhetin e miratuar nga UNFPA

 

[3] Intervistat e thelluara do të rregjistrohen dhe rregjistrimi do t’i përcillet ekspertes per zbardhje. Zbardhja e intervistave do të jetë fjalë për fjalë si rregjistrimi dhe pagesa për këtë detyrë është shtesë e pagesës së ditëve të saj të punës, siç është përllogaritur në buxhetin e miratuar nga UNFPA

 

 

 

Dorezimi i aplikimeve do te behet prane zyrave tona Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24 dhe per cdo paqartesi  na komunikoni me email actfsociety@gmail.com.

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24