top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Klaudia Ndoci


Jetojme ne nje shoqeri tipike patriarkale e cila ka ngulur rrenje me kohe tek ne dhe qe shume veshtire mund ta zhdukim. Jetojme ne kete bote ku mendoj se eshte pergjegjesia jone e grave/vajzave , burrave/djemve sepse neqoftese duam qe te rritemi ne nje ambient te shendetshem, ku ti shikojme familjaret tane teksa bejne nje jete te mirefillte, te shikojme gra/vajzat qe te mos dhunohen apo te konsiderohen “prona” nga vete burri. Ne duhet ti drejtojme pyetjen vetes : Pse ndryshon ti nga une? Ty burre I dashur te vishesh me rroba te bukura, te pish kafe, te shetisesh, por edhe une adhuroj te dal, te blej rroba. Pra I bie qe ted y kemi dhunti. Por a ja vlen te luftojme per nje pozite? Por a do te fitojme ne fund te fundit!

Ne shoqerine shqiptare me nje orientim maskilist me nje mentalitet akoma tradicional, kultura akoma e legjitimon pushtetin e burrave, vazhdon te prodhoje pabarazine, diskriminimin me gjinine tjeter. Prania e ketyre faktoreve eshte nje nga deshmite me te qarta qe hasim se pabarazia gjinore eshte prezente. Nje nder shkaqet mendoj qe akoma e kemi kete pabarazi eshte fakti qe neqoftese e kemi vene re neper konferencat, aktivitetet e ndryshme te organizuara per ceshtjet gjinore iu adresohen vetem grave ose ose, rralle ndodh qe ne keto aktivitete te marrin pjese burrat ose te drejtohet nga vete ata. Nje tregues tjeter I pa(barazise) eshte edhe per sa I perket statusit social. Disa nga analizat e bera deshmojne se jane burrat ata qe kane arritur te ngrihen ne hierarkine statusore, duke zoteruar pune qe jane shume te paguara, duke zoteruar poste ne politike, ne boten e biznesit. Ky fakt deshmon barrierat sociale dhe perpjekjet qe duhet te bejne femrat per tu afirmuar ne nje shoqeri ku dominojne meshkujt. Transformimi kulturor I shoqerise eshte nje proces shume I gjate dhe duhet te permiresohet nga institucionet ligjore, ngritja e strukturave mbeshtetese per krijimin e nje shoqerie te barabarte ne pune, karriere, perfaqesim, vendimarrje. Shoqeria jone duhet te beje nje rruge mjaft te gjate, ku barazia gjinore te jete pranuar, ku sikur burrat edhe grate te kene te njejtat privilegje, te njejtat pjesemarrje ne sferat e jetes shoqerore. Ama une di dicka dhe me ben te besoj qe ne jemi mjaft te forta per te depertuar kudo me vullnetin per te bere me te miren.

Femra nuk ka nevoje per dicka qe tia dale, as nuk duhet te jete skllavja e dikujt per ndere sepse une besoj se eshte e zonja per tia dale. Ne duhet te mendojme dicka te gjithe se bashku ne te mire te shoqerise. Kauzen per barazi gjinore, e cila eshte kauze e te gjitheve. Per nje shoqeri me te emancipuar, jo nje shoqeri te dhunuar, te shtremberuar nga maskilizmi, me te drejta te barabarta, paragjykimet duhet te hidhen poshte dhe cdo kush te gezoje privilegjet e tij pavaresisht nga gjinia. Ndergjegjesohuni sepse vajzat/grate jane te aft ate shpalosin vetem vlera dhe profesionalizem. Grate jane te forta, jepu mundesine per nje jete me te mire!

bottom of page