top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Irena Dula


"Barazia Gjinore ne Shqiperi"

Koncepti i barazise gjinore, eshte tregues social me te cilin matet dhe zhvillohet vleresimi i nivelit te emancipimit te shoqeris shqiptare, qendrimi i saj ndaj femres dhe te saj ne shoqeri.

Fillimisht dua te permend se ne shoqerine ne te cilen ne jetojme burri vleresohet me teper se gruaja, ka me teper autoritet se ajo. Por, a mendoni se eshte e drejte te ndodhi kjo gje? Ne, shoqerine tone jane zhvilluar mjaft debate ne lidhje me kete aspect dhe sigurisht ka patur mjaft polemika, pasi ne e dime shume mire qe kjo ceshtje nuk eshte kaq e thjeshte. Madje mund te them e gjithe polemika e barzise gjinore duket teper shqetesuese dhe madje e ben femren te diskriminuar, te ndihet e pabarabarte dhe shfaqet hapur inferioriteti.

Se dyti, duhet te permend se barazia gjinore ne vendin tone po perballet me mjaft problemme te medha. Por, tek ky problem nuk vetem dallimi burre-grua por qendrojne dhe te drejtat njerezore. Pikerisht, kjo eshte e gjithe “esenca njerezore” qe bend he duhet ti bejne grate te zoterojne plotesisht te drejtat sic I ka gjinia mashkullore ne shoqerine tone. Duke patur parasysh qe si meshkujt edhe femrat jane te afta te organizojne, te drejtojne organizata. Sot ne vendin tone femrat kane beret e mundur te fitojne mjaft te drejta dhe se integrohen ne jeten sociale, ekonomike, politike.

Por, mesa duket pavaresisht arritjeve te tyre ende vazhdon diskriminimi ndaj femrave. Ku diskriminimi ka arritur deri ne kulmin e saj dhe tashme jemi prezente ne njefare menyre duke degjuar ne televizor apo nga interneti raste konkrete te ushtrimit te dhunes fizike, psikologjikendaj gruas. Nga studimet e ndryshme, dhe nga statistikat e paraqitura ne internet, shifrat e vrasjeve te grave jane bere teper shqetesuese.

Por, lind pyetja dhe sa do vazhdoj kjo situate ne vendin tone? Perse, gruaja duhet te nenevleresohet, te ndihet inferiore dhe mbi te gjitha duhet te ushtrohet dhune mbi te. Mendoj se keto situate te ngjallin frike, prandaj shoqeria njerezore duhet te ndergjegjesohet dhe mbi te gjitha te arrihet te vendoset nje peshore me te dyja anet e barabarta.

Per ta mbyllur dua te theksoj se gruaja eshte njeri , eshte ajo qenie humane qe sjell jete dhe duhet te kete vlera te barabarta ne shoqeri, te respektohet ne maksimumin e saj ashtu sikurse nje mashkull kerkon respektin e saj por , jo vetem kaq … Ajo eshte e mencur , e brishte, do vemendje, perkushtim, dashuri, ngrohtesi dhe shume te tjera. Barazia eshte e lindur dhe duhet te respektohet sepse, femra nuk eshte kurre me pak se nje mashkull ajo eshte hyjnore dhe e tille duhet te mbetet.

bottom of page