Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Esmeralda Zylali
" Gruaja është një mrekulli."
Gruaja është një mrekulli qe ekziston ne cdo shtëpi. Është një nënë ku gjen ngrohtësi, është një motër që falë dashuri. Është ajo qe ti se vlerëson , është ajo qe ti e përçmon. Fatkeqsisht jetojmë në Shqipëri, ku kjo mrekulli perbuzet në shoqeri. Jetojmë në një shtet, ku paragjykimi nuk ka kufi, qoft në jug ose në veri. Çdo shtëpi duhet të lind një djal që pasurinë vajza mos ta marr . A thua se vajzat kanë nevoj për pasuri, zëmra e tyre është e larë me flori. Vajzat pa dëshirë i martojnë që familje të krijojnë . Kjo është shoqeria jonë të tregoj përralla se kam zakon . Duhet kjo shoqeri të emancipohet , duhet forcat të bashkojmë, barazinë e vërtet të fitojmë. Edhe pse jetojmë ne demokraci dita ditës po luftojmë në këtë shoqeri.