top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Bjorna Hoxhallari

  • May 11, 2018
  • 1 min read

"Eunoia"

Universi kur shpërtheu,

Di që krijoi dashurinë,

Që shpirtrat ti mësojë

Si të lundrojnë në liri!

Në porten e botës trokita,

Më dhanë nje trup, e një gjini,

Një emër e një shtepi ,

E krahë që më mbanin në gji!

Shpirtin sma trazoi njeri,

Ma ledhatuan me mirësi ,

E ushqyen vecse me dashuri,

Derisa erdhi një ditë………

Ajo ditë kur të roberojnë

Shpirtin ta dëbojnë

Je burr të thonë,

Mos qaj,mos ndiej të thonë

E kalojnë ditët po të njëjta,

Unë jam ai , e ajo është e imja,

Robëresh e gjenitaleve të mia.

Pabarazia e ekuacioneve te mia.

Unë e ndiej se jam gabim,

Por mos ndiej më thone,

Ndryshe sdo jesh burrë ,

Burri që ne kërkojmë,

Une jam një Burrë ,

vec egoist e dominant,

që shpirtin e humba,

kur më thanë behu djalë!

Por unë sdoja të isha djalë,

Por thjesht një njeri,

Me shpirt të mbushur me dashuri,

Që qan e qesh e luan si cilimi!

E bota një ylber ,

Që ka vetem pranvere ,

Kur ai dhe ajo,

Është ne dhe lumturi!

 
 
 

Recent Posts

See All
Term of Reference-Program Manager

(March 2025)   Deadline for application: 26 of March 2025, 4 p.m. local time .   Financed by ACT for SOCIETY Center       Background   ...

 
 
 

Our main supporters:

Care-logo.png
unfpa-logo.png

©2025 by ACT for SOCIETY Center. 

bottom of page