top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Anjeza Mullahi


Një trëndafil në shkretëtirë,hëna dritëdhënëse në një natë të zezë e të frikshme,burimi ku pikon ujë i bekuar i cili nuk shuhet kurrë,kjo është femra,e madje shumë më shumë se kaq. Jam e sigurt se nëse u thua ëngjëjve të të përshkruajnë femrën do të thonë:”Femra ishte ëngjëlli më perfekt që jetonte në parajsë,prandaj dhe Zoti e dërgoi atje poshtë që ta mbronte atë botë nga demonët”.Ah moj femër,si zbrite nga parajsa dhe re në prangat e djallit.Sa herë e kthej kokën pas një thikë e mprehtë më ther shpirtin.Shoh se si u përbuzte femra,një skllave “memece” e mashkullit.Shoh sa ëndrra kishte në sytë e saj e prapë ato ëndrra thyheshin kur i kujtonte vetes se ishte një femër,detyra e vetme e së cilës ishte t’i shërbente mashkullit.E di kush më dhemb më shumë nga të gjitha?Më dhemb kur shoh se si mashkulli vjen në shtëpi vonë,kush dreqin e di se nga ku,e femrës,pikërisht asajt që e priti zgjuar pavarësisht lodhjes ai fillon ta godasë sepse kështu tregon burrërinë e tij.Përsëri ajo gjen forcë dhe buzëqesh për hir të fëmijëve të saj.Ah sa vuajtje mban mbi supe një femër.E vetmja gjë që më bën të lumtur është kur shoh se gjërat kanë ndryshuar.Sot e shoh femrën aty ku i ka hije.E shoh në shkollë duke mësusr barazinë midis njëri-tjetrit,e shoh në gjykata duke dënuar çdo njeri që ngriti dorën tek dikush më i dobët njësoj siç bënin me të,e shoh në parlament duke bërtitur që njerëzit të dëgjojnë të drejtat e saj.Tani nuk mund ta trajtosh si skllaven tënde,sepse ajo është e fortë. Ajo u ngrit nga ajo greminë e errët ku kishte rënë dhe ngjiti shkallët për të arritur në majë,pranë mashkullit,përpos dhimbjeve që ai i shkaktoi,ajo i qëndron besnike duke udhëhequr të dy së bashku.Përsëri duhet shumë punë për të marrë vendin që i përket,por ajo lufton çdo ditë.Njësoj si një fluturë në një dhomë të errët që kërkon dritë për të qenë e lirë,unë e di që një ditë femra do e gjejë dritën që i takon,e kur të vijë ajo ditë,do të jetë “koha e femrës”...

Unë femra,ti mashkulli Kush jam unë? Unë jam femër një skllave që bindem. Kush je ti? Ti je mashkull, ai që më përbuz më shkakton dhimbje. Ç’burrëri për mashkullin kur femrën e qëllon. Ç’poshtërsi për femrën kur të drejtat e saj kërkon. Ah sa shpejt që harron ti mashkull. E mban mend se si një femër të solli në këtë botë e ti tani je aq burrë sa e hedh si një leckë në tokë. E mban mend si të këndonte ninulla sa herë ti qaje ajo u bë mburoja jote, edhe atëherë kur pate faje. Ajo të rriti me dashuri, e ti tani je i rritur mjaftueshëm tu falësh femrave vec mërzi. Por unë e di se femra është më shumë. Sepse femra bën dot pa mashkullin, por mashkulli pa femrën humb. Atje lart në qiell ëngjëjt ishin të tepërt prandaj Zoti i solli këtu në formën e femrës. Por unë e di se ajo do ia dali të luftojë për lirinë e saj. Njësoj siç vjen si një shpresë në mëngjes dielli, ashtu do të vijë dhe koha e saj.

bottom of page