Archive

Please reload

Tags

Please reload

YOUTH CLUB: Stuhi mendimesh rreth 8 Marsit

February 16, 2018

Takimi i dytë me “Youth Club” u zhvillua edhe sot pranë qendrës sonë.

Tematika kryesore ku u bazua diskutimi i sotëm i të rinjve ishte mbi organizimin e eventit të ditës së 8 Marsit, Ditës së Gruas.

 

Fillimisht u diskutua mbi 8 Marsin në kontekstin shqiptar si Dita e Nënës dhe më pas mbi atë botëror si Dita e Gruas.

U diskutua mbi ‘lindjen’ e kësaj dite si dhe mbi të drejtat e grave.

 

 

Pjesa e dytë e takimit u zhvillua e tillë, që të rinjtë të hidhnin sa më shumë ide mbi organizimin e kësaj dite duke u ndarë në dy grupe.

Realisht procesi i brainstorming ishte shumë efektiv pasi të dyja grupet hidhnin ide, bashkë me arsyet e zgjedhjes së idesë së tyre, të cilat mbështeteshin ose kundërshtoheshin nga vetë ata.

 

 

Ky takim, u realizua në kuader të projektit tonë më të ri ne bashkëpunim me @Care International dhe i mbështetur nga @A.D.A dhe @OAK foundation.

 

 

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24