top of page

Power Up Community


Në kuadër të javës së rinisë Qendra ACT for SOCIETY finalizoi me sukses social startUP “Power Up Community”. Ky projekt, u realiza me mbështetjen financiare të Raiffaisen Invest, me suportin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Shërbimit Kombëtar për Rininë. Ky projekt kishte për synim aktivizmin rinor, duke i dhënë mundësi të rinjve nga e gjithë Shqipëria të aplikonin me projekt-idetë e tyre. Projektet e tyre synonin të ndryshonin komunitetin nga ku ata vinin. Në këtë projekt aplikuan mbi 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, ku u përzgjodhën vetëm 36 prej tyre. Përzgjedhja e projekt-ideve ishte e vështirë, grupi i punës u kujdes që në këtë aktivitet të kishin mundësi të barabarta pjesëmarrjeje me të rinj nga të gjitha qytetet e Shqipërise, duke përfshirë dhe qytete apo zona ku aktivitete të tilla, kaq të rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të lidershipit tek të rinjtë mungojnë. Në ditën e parë të projektit, të rinjtë u mblodhën bashkë, patën mundësi të prezantonin veten e tyre si dhe projektet me të cilat kishin aplikuar, ata vendosën bashkarisht ndarjen e grupeve. Nga udhëzimet e trajnerëve u formuan përkatësisht 7 grupe dhe cdo grupi ju dhanë formularë të mirëfilltë projektesh. Ditën e dytë, të rinjtë patën mundësi të prezantonin projektet e tyre përballë njëri-tjetrit, ku pasi dhanë feedback dhe morrën udhëzimet e fundit, ata prezantuan projektet e tyre përball komisionit përzgjedhës. Nga këto ide, u perzgjodhën tre më të mirat, të cilat do të kenë kohë deri ne 31 Janar për t’u implementuar në zonat përkatëse. Tre idetë fituese vinin në ndihmë dhe në sherbesë të tri komuniteteve të ndryshme: Sukth, Belsh dhe Durrës. Falenderojmë të gjithë të rinjtë pjesëmarrës për angazhimin e tyre si dhe për dëshirën e madhe për ta bërë këtë vend më të mirë.

bottom of page