top of page

Si të rrisim ndërgjegjësimin e punonjësve të rinj mbi aspektet e barazisë gjinore!- nga Shëndet+


Gjatë vitit 2016, qëndra ACT for SOCIETY është duke implementuar projektin “Gender in Youth Work: Perspectives, Challenges and Opportunities / GPC-O”. Ky është një projekt i financuar nga Komisioni Europian, si pjesë e programit Erasmus Plus dhe përbëhet nga tre aktivitete kryesore të shtrira në periudha të ndryshme kohore. Aktiviteti i parë u realizua nga data 1-8 Prill në formatin e një trajnimi ku në Shtip të Maqedonisë, duke vijuar me aktivitetin e dytë nga data 15-23 Maj në formatin e një shkëmbimi rinor (youth exchange) në qytetin e Pogradecit ku morën pjesë 45 të rinj, dhe së fundmi aktiviteti i realizuar gjatë 4 deri në 10 Gusht në Tiranë në formatin e një seminari ku të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhoheshin aktivisht në ndarje informacioni mbi perspektivën gjinore në shtetet e tyre përkatëse.

Qëllimi i këtij projekti është:

  • Të rrisë ndërgjegjësimin e punonjësve të rinj mbi aspekte të barazisë gjinore përmes zhvillimit të partneritetit social mes organizatave të shoqërisë civile dhe influencimit të shoqatave rinore për të ndërmarrë veprime konkrete.

Në këtë projekt ishin mbi 109 të rinj si përfaqësues nga shtete të ndryshme si : Shqipëria, Greqia, Turqia, Serbia, Maqedonia, Bosnie&Herzegovina, Cekia, Italia dhe Kroacia.

Projekti përmbajti ditë intensive pune, duke përfshirë teknika të ndryshme të tilla si grupe diskutimi, realizime të projekteve në grup, vizita në organizata ku në focus të punës së tyre kanë barazinë gjinore, etj. Përgjatë këtyre aktiviteteve ka patur edhe të ftuar special të cilët sollën një perspektivë ndryshe mbi përkatësinë gjinore në kontekstin shqiptar. Këto aktivitete u përmbyllën me sukses duke shpërndarë në fund edhe çertifikatat YouthPass për secilin prej pjesëmarrësve.

Përtej aktiviteteve formuese, janë realizuar edhe aktivitete sociale të cilat synonin socializimin e pjesëmarrësve dhe familjarizimin me kulturat e ndryshme. Ky projekt vijon akoma me sesione informimi n[ gjimnaze, por dhe me ditë të hapura në komunitetin lokal.

bottom of page