top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Indira Kurti


"Barazia gjinore"

Të flasësh për këtë temë, të mendosh, të kesh këtë temë të fluturojë në mëndje , në cdo bisedë , dhe në cdo bashkëbisedim tanimë mund të quhet tepër klishe dhe tepër bazike ne një farë mënyre. Duke qenë një adoloshente , mendojmë se jeta jonë nuk është perfekte , madje , madje është totalisht jashtë perfektes. Mendojmë se problemet tona vetëm shtohen , por ndoshta është problem më i madh që i shton të tjerat dhe unë do t’ja veja fajin më të madh pabarazisë gjinore. Le të tregohemi të sinqertë, studiojmë në një nga gjimnazet më të mëdha të vendit , në qyetin më të madh të vendit dhe përsëri ndjehet aroma jo aq e mirë e pabarazisë gjinore. Dallohet në shkallët për në shkollë, dallohet kur ngrihesh në dërrasë për të thënë mësimin për të cilin ke pasur kaq kohë për ta mësuar, pa barazia gjinore dallohet rrugëve të kryeqytetit, dallohet deri në jetën e përditshme. Por sa do të doja ta ndryshoja…

Mund të them në mënyrë krenare se sa e zhgënyer jam nga bashkëmoshatarët e mi të cilët me krenari e tregojnë pa barazinë gjinore. Shumica prej tyre ose janë shumë të informuar dhe nuk duan ta zbatojnë në praktikë, ose ka vërtetë nga ata që janë të paditur dhe nga kjo bëjnë veprime të pa kontrolluara.

Rolet që burrat dhe gratë luajnë në shoqëri janë të përcaktuara shoqërisht dhe si rezultat, hendeku gjinor është i gjerë. Në mënyre stereotype, gratë janë të njohura si ato që qëndrojnë në shtëpi dhe gatuajnë dhe pastrojnë ndërsa burrat janë në punë duke fituar para. Megjithatë, rolet gjinore në shoqëri vazhdimisht ndryshojnë. Pikëpamjet tradicionale të burrave dhe grave kanë ndryshuar gjatë viteve. Kontrastet midis roleve gjinore konvencionale dhe interpretimeve moderne të saj janë delikate, akoma edhe sot. Edhe pse ka ndryshuar shumë që nga shekulli i 20-të dhe jemi më afër se kurrë për arritjen e barazisë gjinore midis burrave dhe grave, ka çështje themelore dhe norma shoqërore që e pengojnë këtë realizim. Ne vazhdojmë të kemi besime shumë tradicionale në atë që është dukshëm "mashkullore" dhe "femërore". Si rezultat, të dy burrat dhe gratë njësoj janë të detyruar të sfidojnë statusin për të ndjekur ëndrrat e tyre. Çdo gjë që bëjmë duhet të jetë në përputhje me normat shoqërore dhe nëse jo, ne jemi të stereotipizuar. Megjithatë, gjinia nuk përcakton një person.

Unë mendoj se frymëzimi për të gjithë duhet të mos jemi stereotip. Dhe me këtë dua të them të jesh atje për t'u përqëndruar në mbështetjen e barazisë gjinore. Në këtë mënyrë, veprimi ynë në shoqëri mund të jetë shumë me ngjyra dhe duke shpresuar që çdo ditë njerëzit të mos jenë të verbër nga ngjyrat .. Duke shpresuar që kjo temë mund të jetë simfonia më e ëmbël dhe të shpresojmë që njerëzit të mos jenë të shurdhët .. Në këtë mënyrë kjo fushatë mund të ketë melodinë më të ëmbël dhe ngjyrat më të ngrohta.

bottom of page