top of page

​

Konkluzionet

 

Rezultatet e studimit tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e personave të izoluar shfaqin ndryshime të përkohshme te sjelljes në jetën e përditshme, siç dëshmohet nga proporcioni që shfaqin simptoma të ankthit dhe depresioni sipas të dhënave të nxjerra me SPSS në përqindje. Ndjenja e izolimit mund të sjellë gjumë të dobët, çrregullime në ushqim, imunitet më të ulët, simptoma depresive dhe ankthi, Kur aftësitë e funksionit ekzekutiv janë të dëmtuara, sigurisht sjell vështirësi në përqëndrim, menaxhimin e emocioneve, mbajtja mend e udhëzimeve, irritim më i shpejtë. Këto janë konfirmuar dhe me përqindjen e pyetjeve të këtij seksioni. Megjithëse personat e izoluar kanë përvojë të simptomave që sugjerojnë si ankthin ashtu edhe depresionin, shkallët që janë përdorur për të matur këto simptoma nuk janë të mjaftueshme për të konfirmuar këto diagnoza. Për të konfirmuar diagnozat e ankthit dhe depresionit, kërkohen intervista të strukturuara diagnostike. Për shkak se sondazhi ishte anonim, kjo nuk ishte e mundur. Megjithatë pavarësisht se ka nevojë për studime më të thelluar, fokus grupe, intervista përsëri rezultat e nxjerra nga pyetësori online tregon rritjen e nivelit të depresionit dhe ankthit tek individët duke e krahasuar me kohën përpara izolimit social. PTSD është një çrregullim ankthi që karakterizohet nga shmangia e stimujve të shoqëruar me një ngjarje traumatike, rishqyrtimin e traumës siç është rritja e vigjilencës. Ky çrregullim mund të zhvillohet pas ekspozimit ndaj ngjarjeve traumatike që përfshijnë një komponent kërcënues për jetën, dhe ndjeshmëria e një personi ndaj zhvillimit të PTSD mund të rritet nëse trauma perceptohet të jetë një sulm personal. Nga ana tjetër, duke parë më në thellësi të dhënat e marra nga seksioni i tretë, vemë re ndryshim të sjelljes në marrëdhëniet intime. Rastet në të cilat partnerët intimë kanë fyer, kanë tallur dhe kanë thënë fjalë lënduese gjatë dy javëve të fundit janë shtuar dukshëm. Gjtihashtu, një nga gjetjet tona është edhe fakti se gjatë dy javëve të fundit, argumentet e partnerëve janë përshkallëzuar jashtë kontrollit. Kjo tregon se pavarësisht punës së autoriteteve për të promovuar raportimin dhe për të parandaluar format e dhunës në familje gjatë izolimit, përsëri ka sjellje të dëmshme dhe toksike në marrëdhëniet intime, sjellje të cilat në rrethana të tjera mund të ishin parandaluar.

​

Conclusions

 

The results of the study show that a significant proportion of isolated individuals exhibit temporary behavioral changes in daily life, as evidenced by the proportion of anxiety symptoms and depression according to data obtained with SPSS in percentage. Feelings of isolation can lead to poor sleep, eating disorders, lower immunity, depressive symptoms and anxiety. When executive functions are impaired, it certainly brings difficulty concentrating, managing emotions, remembering instructions, and a quicker reaction of irritation.These are also confirmed by the percentage of questions in this section. Although isolated individuals experience symptoms that suggest both anxiety and depression, the scales used to measure these symptoms are not sufficient to confirm these diagnoses. Structured diagnostic interviews are required to confirm diagnoses of anxiety and depression. Because the survey was anonymous, this was not possible. However, despite the need for more in-depth studies, focus groups, the results of the online questionnaire again show an increase in the level of depression and anxiety in individuals compared to the time before social isolation. PTSD is an anxiety disorder characterized by the avoidance of stimuli associated with a traumatic event, trauma review, and hyperarousal, such as increased alertness. This disorder can develop after exposure to traumatic events involving a life-threatening component, and a person’s sensitivity to the development of PTSD may increase if the trauma is perceived to be a personal attack. On the other hand, looking more closely at the data obtained from the third section, we notice a change in behavior in intimate relationships. Cases in which intimate partners have insulted, ridiculed and said hurtful words over the past two weeks have increased significantly. Also, one of our findings is the fact that over the past two weeks, partners' arguments have escalated out of control. This shows that despite the work of the authorities to promote reporting and prevent forms of domestic violence during isolation, there is still harmful and toxic behavior in intimate relationships, behaviors which in other circumstances could have been prevented.

3744414.jpg
bottom of page