top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Geraldo Kacani

Te jetosh me barazi gjinore

Per shume shekuj barazia gjinore eshte konsideruar si molla e ndaluar e Adamit. Ishte nje enderr e paprekshme per femrat dhe nje veprim i ulet per meshkujt. Patriarkati ishte baza e jetes dhe ky besim rritej dhe zhvillohej ne te gjitha shtresat e shoqerise. Shqiperia eshte nje shtet viktime e padijes per shkak te izolimit per shume vite por kjo nuk do te thote se zhvillimi qe ne kerkojme sdo te vije kurre. Ne kohen ku ne jetojme gjerat jane thjeshtesuar dhe informimi eshte fusha me e rendesishme e jetes.

Sot ne jetojme ne shekullin e XXI dhe jemi te afte te kuptojme cdo gje. Ne dime se cfare eshte barazia gjinore dhe e kerkojme mbeshtetjen e saj ne cdo fushe te jetes. Ne duam qe barazia gjinore te perhapet por nuk perpiemi. Ne enderrojme per te por nuk ngreme zerin aty ku duhet. Ne duam liri por nuk e kerkojme ate. Ne duam te na ndihmojne por nuk perpiqemi te ndihmojme veten. Keto fakte te vogla te cilat nuk duam ti pranojme na bejne ne ndryshe nga te tjeret, duhet te bejme gjithcka per qellimet tona pasi ne per kete jetojme, per lumturine.

Te bashkepunosh me ActForSociety eshte nje nga privilegjet qe ka nje grup adoleshentesh ne qytetin tone. Nisma e kesaj qendre eshte dicka ndryshe per shoqerine tone vecanerisht per Shqiperine e cila akoma dhe sot vazhdon te qendroje ne korrnizat e jetes dhe zakoneve te vjetra. Vete qellimi eshte edukim, pune dhe ndryshim. Edukimi yne per te punuar mbi ate qe ne duam te ndryshojme, jeten tone dhe te brezave qe vijne pas nesh. Kjo eshte nje nisme e cila duhet te perhapet me cdo mjet te mundshem pasi sado e pavlere te duket ne syte e atyre qe nuk duan ta besojne, kurre nuk eshte vone te mesosh me teper mbi jeten dhe veten

Kjo qe ne kerkojme per nje pjese individesh konsiderohet e tepert dhe pa baza morale por per nje pjese tjeter e cila eshte ne rritje konsiderohet domosdoshmeri. Ne jetojme me barazi gjinore, ne e dime se ajo ekziston dhe ndjehemi te lumtur kur shohim se ajo po fiton pozita me te rendesishme ne perditshmerine tone. Te flasesh eshte e lehte, pjesa me e veshtire eshte te vendosesh ate qe thua ne zbatim dhe gjithcka per te cilen kemi nevoje eshte guximi dhe te mesuarit. Guximi nuk eshte nje cilesi te cilen ti e bart gjate jetes, guximi mund te fitohet ose dhe te humbet, ndaj dhe ne duam qe ky guxim te perhapet dhe te fitoje zemrat e te gjitheve per te treguar nje te vertete te thjeshte, ne jemi njerez dhe gjinia jone nuk na ul apo ngre vlerat me lart.

Ne jemi ndryshe. Ne do te sjellim ndryshimin, ne jemi e ardhmja dhe nuk do te ndalemi perpara tabuve, pasi tabute jane ato te cilat kane ndrydhur breza me radhe te arrijne suksesin. Barazia gjinore nuk ndihmon vetem femrat, barazia gjinore eshte vendi ku meshkujt dhe femrat bashkohen dhe ndihmojne njeri-tjetrin ne jete, sepse pa bashkepunim nuk ka sukses.

bottom of page