Archive

Please reload

Tags

Please reload

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Sara Kucuku

May 11, 2018

 

" Te jetosh me barazine gjinore"

 

Pershendetje une jam nje vajze 17 vjecare e cila ka nje baba, nje vella, nje mesues ka  miq djem dhe ka as me shume e as me pak se sa nje mashkull.Si une duhet te jete dhe cdo femer tjeter kudo qofte.

Ne qofte se do te lexojme nje perkufizim per mashkullin dhe nje per femren do te lexojme qe pike se pari te dy  jemi qenie humane dhe kemi ndryshime te vogla por qe nuk jane per te na diferencuar njeri nga tjetri por per te na bere me unik ne ate qe ne jemi.

Te jetosh me barazine gjinore me shume se sa nje qellim ngjan me nje enderr sepse asnjehere nuk kemi patur nje barazi gjinore dhe prej miliona vitesh qe me krijimin e botes kemi nje nenrenditje te femres ne piramiden e pushtetit ne vend qe femra te ishte ne ekuilber me mashkullin ne peshoren e pushtetit.

Duke pasur nje fenomen te tille pra nenvlersimin dhe shtypjen e femres prej me shume kohesh sec mund te thuhet eshte e veshtire te ndryshohet dhe te arrihet barazia absolute por ne nuk mund te rrime dhe te mos bejme asgje ne lidhje me kete vetem sepse jemi ne te barabarte ne ambjentin ku ne jetojme apo vetem se i jemi nenshtruar pabarazise.

Meshkujt duhet te kuptojne se ne qofte se ata e shohin ose konsiderojne veten te barabarte me nje femer ata nuk poshterojne veten apo nderin e tyre mashkullor por ne te kundert ata vetem sa u shtojne vlera vetes se tyre.Nje femer e cila ngre zerin dhe lufton per te qene e barabarte duke e pare veten te barabarte me nje mashkull nuk eshte rebele apo e cmendur ajo eshte thjeshte nje femer e cila e di vleren e saj dhe eshte e gatshme te mbroje te drejtat e saj dhe keshtu duhet te beje cdo femer,duhet te thyeje tabute e shoqerise dhe ti dale per zot vetes.

Shume njerez ndoshta nuk e shohin kete nje problem pasi per shkak te klimes ekonomike apo problematikave shendetesore neper bote mund te themi se ky nuk mund te quhet as nje problem por thjesht nje kaprico ama jo.Ky eshte nje problem qe po ndrydh rreth 50% te popullise ne bote duke ndikur ne mireqenien e tyre jo vetem mendore e shpirterore por edhe ne shendetin e tyre nga ana fizike dhe ne jeten e tyre sociale ekonomike.

Zgjidhja nuk jane as meshkujt as femrat por zgjidhja e vertete jemi te dy sebashku.Po, jemi dhe meshkujt dhe femrat zgjdhja ose me sakte puna jone e perbashket per nje kontribut pozitiv.Them te dy sebashku sepse nje mashkull i cili i jep barazi nje femre e cila nuk mendon se eshte e afte per ate barazi ose se nuk e meriton do ishte e kote dhe nje  femer e cila lufton per barazi me meshkuj te cilet jane mendjembyllur dhe fjalen barazi nuk e njohin atehere prape eshte e kote.

Fatmiresisht ndryshimi ka nisur pasi ne ditet e sotme ne zonat e zhvilluara urbane barazia ne vija te pergjithshme ekziston.Kemi meshkuj madje dhe djem te rinj qe jane sensibilizuar dhe jane pro barazise e merren me aktivitete duke e promovuar kete ideal dhe kemi dhe femra qe kane arritur kaq shume e jane ne maja sepse kane patur besim te vetja dhe nuk lejone qe pabarazia gjinore te ndodhe.Ama duhet te kemi nje rritjene numer te ketyre personave,duhet qe mendjet e njerezve te  hapen dhe te kuptojne qe kjo eshte e domosdoshme.

Te jetosh me barazine gjinore do te thote te jetosh i lire dhe te kuptosh qe nuk ka nje rol siper teje apo se roli jot eshte siper tjetrit por ka nje rol vetem krah teje!

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24