top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Sara Ismaili


Ky mëngjes...më fal trishtim, teksa ndjej thellë shpirtin tim se si qan e n’heshtje vuan kur dhe ëndrrat nuk e duan...! E largojnë shpirtin e mjerë, sepse ëndrrat s’patën ndjerë sa qetësisht i mbaja n’zemër përplot frikë...se isha femër. Unë luftoja pa bërë zhurmë, me gjithë botën në një turmë sa heë flisnin,kuvendonin. Sa si unë nuk e gëzonin... jetën? E më tej t’ vërtetën?! Flet djali e hesht femra, dëgjon zërin e rreh zemra me shumë frikë...pasiguri, dhe ja bindet përsëri. Si robot, kaq e pajetë ka harruar edhe vetë se e fortë ishte dikur ...para fshehjes n’atë mur, kur dhe zemra s’kish qenë gurë. Ai mëngjes...trishtim më fali, se dhe kohën dot se ndali, e unë ndjeva nostalgji, për kur isha thjesht femijë. Lehtë vrapoja me liri... sepse ndjeja lumturi. Po ku fshihet vallë tani kam shumë kohë që nuk e di ... a do të kthehet përsëri? Të drejtohem ty trishtim, thjesht dëgjoje zërin tim.. sa e ndjen keqtrajtimin teksa shuan lehtë gëzimin. Sa e njeh ti një liri kur rri mbyllur në shtëpi? Sa të dhemb ty një shuplakë në një lot që të djeg flakë? Vec më thuaj dhe njëherë, ti trishtim...a më ke ndjerë kur të flisja s’munda dot se më mundi ajo botë, për një forcë edhe një emër fare vetëm...se jam femër! [if !supportLineBreakNewLine] [endif]

bottom of page