Archive

Please reload

Tags

Please reload

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Edona Madani

May 11, 2018

 

"Living with gender equality"

 

Është më tepër se një koncept. Barazia gjinore është një ëndërr e cila u shfaqet të gjithë atyre  të cilët jeta i ka dënuar për të jetuar në një mjedis plot injorancë. Edhe unë e ëndërroj një botë ku të ndihem e barabartë me shokun tim të ngushtë, me vëllaun tim, apo me partnerin tim të jetës. Por jo, ne vazhdojmë të qëndrojmë të dashuruar me kultin e zymtë të të asaj që sapo përmendëm, injorancës.

Im më vazhdon të bëjë punët e shtëpisë, ndërsa babai ka një profesion dhe siguron ekoniminë e shtëpisë në vend se të dy të kenë një profesion dhe babai të ndihmojë ndonjëherë mamin për të gatuar pa atë idenë që do i bie ai autoriteti burrëror. Vëllai im vazhdon të më përjashtojë mua nga mundësia për të marrë përgjegjësi, për të qënë më e gatshme për të jetuar e pavarur nga të tjerët. Më përjashton me idenë se disa gjëra nuk i bëj dot vetëm se jam femër. Edhe ai miku im më largon ndonjëherë nga biseda dhe nuk më bën pjesë të vendimeve që merren. Pra vetëm për shkak të një të mallkuare gjini që na ndyshon, do të thotë që duhet të vuaj unë më shumë se ti apo anasjelltas. Do të thotë që unë do jem gjithnjë e varur nga ti apo jo? JO. Kjo nuk mund të mbetet kështu përgjithmonë. Nënat tona një ditë do jetojnë të lumtura dhe çdo gjë do e bëjnë së bashku me baballarët. Unë do marr përgjegjësi dhe do mësohem se çdo të thotë të përballesh me vështirësitë e jetës, dhe këtë do ma lejojë im atë, im vëlla por dhe ai miku im që shpeshherë më shmangte. Unë do jem një njeri me të drejta të barabarta me të tuat. Dhe unë do arrij të krijoj një kult të ri të vetvetes time. Ndoshta nuk do të jetë përfekt por do e mbaj larg injorancës. Dhe unë deri nesër do kem një profesion dhe do të marr shumë përgjegjësi por më e rëndësishmja është se një ditë do të  jem prind, dhe si i tillë do jap maksimumin tim për të mësuar fëmijët e mi si të krijojnë një botë të tyren me barazi gjinore, sepse edi se sa dhemb të ndihesh ndryshe. Edi sa dhemb të dëshirosh të mos kishe lindur kjo që je. Por pse ndodh kështu? Pse i bëjmë njerëzit të heqin dorë nga vetbesimi? Në këtë mënyrë ne po i detyrojmë njerëzit të urrejnë  jetën dhe veten e tyre. Dhe kur njeriu hubet dashurinë ndaj vetvetes ku mbetet sensi i jetës?

Ka shumë njerëz që shkruajnë një skenar të tillë por ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar të vihet në skenë. Nuk duhet të lejojmë që shoqërisë t’i jepet një trajtë kaq e pakuptimtë dhe kaq e zymtë  që nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Duhet të veprojmë që tani, që në momentin kur gjindemi para realitetit. Nuk mjafton vetëm të flasim apo vetëm të këshillojmë. Duhet të përpiqemi të jemi shembull pozitiv për respektin ndaj një qënie të mrekullueshme siç është njeriu. Sepse të gjithë të tillë jemi. Të gjithë marrim frymë, të gjithë kemi nga një zemër që rrah pa reshtur, të gjithë qajmë, qeshim, shqetësohemi por dhe gëzohemi. Të gjithëve na rrjedh gjak nëpër vena. Kemi kaq të përbashkëta por akoma gërmojmë në fund të humnerës për të gjetur dallimin mes nesh.

 

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24