top of page

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Dorina Petoku


Jeta dhe koha na kanë mësuar dhe treguar se jemi të barabartë me njëri-tjetrin, po ashtu edhe ligji dhe krijuesi ynë . Të gjithë jemi tokësorë, njerëz që marrim frymë, jemi të vdekshëm, atëherë pse duhet të jesh superior/superiore ndaj gjinisë tjetër? Asgjë ,thjesht një mendim i plakur që po vdes dita ditës. Një ideologji e gabuar, e lindur, ndoshta e trashëguar brez pas brezi që mashkulli ka më shumë të drejta se femra, apo se është më i zgjuar, apo më i zoti.

Natyra i ka falur femrës dhuratën më të çmuar, atë të vijueshmërisë së jetës, por femra nuk mund ta ketë dhuratë pa pasur një mashkull në krah, mbajtja e familjes, asaj te shëndoshë dhe të lumtur nuk do të ishte e mundur pa praninë e një mashkulli dhe anasjelltas. Nga kjo kuptojmë se si mashkulli dhe femra kanë nevojë për njëri-tjetrin dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Atëherë pse njëri duhet të jetë dominues ndaj tjetrit? S’ka asnjë arsye. Sot në fushën e punësimit kërkohet më i afti, më i zoti, dhe më i përgadituri për vendin e punës, s’ka rëndësi gjinia, rëndësi ka aftësia. Është provuar shkencërisht se profesionet që janë të destinuara vetëm për njerën gjini ,ndodhë ajo që nuk pritej as mendohej ,do korrte suksesin më të madh gjinia jo e predispozuar. Liria dhe barazia, dy ideale dhe motive që mundësojnë dhe i japin frymë dhe jetë, jetës së njeriut, i mundësojn një jetë të qetë dhe të lumtur. Pse njeriut i pëlqen të mos jetë i pabarabartë,por të jetë dominues. Mos vallë ky që nuk don të jetë i pabarabartë dhe don barazi ,kur dominon ndaj dikujt tjetër e shijon tej mase poziten dhe e shfrytëzon atë.,pozita e të dominuarit dhe e më të lartit i jep atij hirin e rëndë të pushtetit, zotësisë, pronësisë, kjo i duket e ëmbël dhe e shijon.

Dashuria për barazi e liri është dashuri dhe një nevojë jetësore me të cilen vishen njerëzit e virtytshëm dhe të sjellshëm. Le të jetojmë të lumtur së bashku duke kërcyer e kënduar, këngen e barazisë, dashurisë për njëri-tjetrin. Të gdhendim në mendje dhe në zemër dhe të përcjellim tek njëri-tjetri atë që duam që të tjerët të përcjellin tek ne, gurin e çmuar te barazisë.

bottom of page