Archive

Please reload

Tags

Please reload

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Bjorna Hoxhallari

May 11, 2018

 

 

"Eunoia"

 

Universi kur  shpërtheu,

Di që krijoi dashurinë,

Që shpirtrat ti mësojë

Si të lundrojnë në liri!

 

 

Në porten e botës trokita,

Më dhanë nje trup, e një gjini,

Një emër e një shtepi ,

E krahë që më mbanin në gji!

 

Shpirtin sma trazoi njeri,

Ma ledhatuan me mirësi ,

E ushqyen vecse me dashuri,

Derisa erdhi një ditë………

 

Ajo ditë kur të roberojnë

Shpirtin ta  dëbojnë

Je burr  të thonë,

Mos qaj,mos ndiej të thonë

 

E kalojnë ditët po të njëjta,

Unë jam ai , e ajo është e imja,

Robëresh e gjenitaleve  të mia.

Pabarazia  e ekuacioneve te mia.

 

Unë e ndiej se jam gabim,

Por mos ndiej më  thone,

Ndryshe sdo jesh burrë ,

Burri që ne kërkojmë,

 

Une jam një Burrë ,

vec egoist e dominant,

që shpirtin e humba,

kur më thanë behu djalë!

 

Por unë sdoja të isha djalë,

Por thjesht një njeri,

Me shpirt të mbushur me dashuri,

Që qan e qesh  e luan si cilimi!

 

E bota një ylber ,

Që ka vetem pranvere ,

Kur ai dhe ajo,

Është  ne dhe lumturi!

 

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24