Archive

Please reload

Tags

Please reload

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Alban Tufa

May 11, 2018

MAMASË

"MAMASË"


Të mbaj mend 
me lugën në dorë
duke trazuar gjellën
veshur me një palë tuta të babait,
me një legen ngjyrë blu të thyer anash,
me një dorë në brumë ku shpesh të binte unaza;
njëherë kur doli tek copa ime e bukës
ta dhash si dhuratë për 8 mars,
siç të mbaj mend me shatin në krah
e dorën në brez (ndoshta prej dhimbjesh)
sikur më dëshmoje: unë ia dal,
ja, ndër dhëmbë po përtyp vetminë
ja, edhe tënd at, edhe Greqinë.


Të mbaj mend me dy bidona uthulle në duar
që i mbushje me ujë në kroin e fshatit.
Të vija pas për ndihmë dhe të bëhesha pengesë.
Të mbaj mend tek bëje edhe punë burrash 
që të rrisje burra.
Ta mbaj mend madje edhe lëkurën e bardhë
që u zhbë befas si sekuencë filmike.
U bëre burrë për shtëpinë,
baba për ne
dhe grua për burrin.
Tash rolet më ngatërrohen
dhe poezia ma humbet fillin.
Po e lë këtë strofë.


"Do shkosh tek burri"
është fraza që tash ia beh prej teje
sikur po flet për xhelatin.
Burrit dhe jetës së burrit
ia jep trajta të rënda
nga frikë mos gjërat bëhen ciklike.
E di, do që jot bijë mbetet një vajzë
asesi një nuse;
as e ve, as e martuar, as e divorcuar.

Të mbaj mend
tek motrave iu thoje nën dhëmbë
"mos e paçi fatin tim",
e atëherë shashtisja
tek rrokja veç dështime kuptimesh.
Tani them vetë: mos e paçin fatin tënd.

 

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24