Archive

Please reload

Tags

Please reload

Konkursi LIVING WITH GENDER EQUALITY: Adelina Onuzi

May 11, 2018

 

“ I vu nana e nuses durt n’ maje t’ kres’

                                          E ka pas Lulen si n’ ven t’ res

                                          I vu baba i nuses durt n’ maje t’ gjardhit

                                         E ka pas Lulen si n’ ven t’ gjalit “ 

 

    Këto vargje , nën tingujt e dajres më kishin dhënë njëfarë gëzimi ku si e vogël arrija të kuptoja se e morëm atë që deshëm, një vajzë të veshur në të bardha që e quajm nuse. Tek e fundit s’kishte si të ndodhte ndryshe kur ne ishim një numër i madh krushqish, me shumë makina, e kjo ishte pika kulmore e gëzimit. Gëzimi që përjetoja ishte i pashpjegueshëm.

   Vite pas për mua është e çuditshme jo se pse nuk shpjegoja gëzimin tim , por për ç’arsye gëzoja?! E njëjta këng, e njëjta situatë , në një moshë tjetër më trondit,më çon në një gjendje ku më duhet të reflektoj mbi raportet formuese te individit, ato me prindërit dhe jo vetëm por edhe për rolin tim në shoqëri.

 

   Të njohurit e vetes nuk mund të vijë ndryshe përveç se përmes shenjave të cilat i ka krijuar vetë njeriu , rrjedhimisht shoqëria. Format e teprisë që sjellin artin dhe zakonet të cilat vijnë si domosdoshmëri për njeriun shfaqin edhe mënyrën e të konceptuarit  të  një rregulli sipas të cilës shoqëria funksionon. Ajo shfaqet përmes kostumografisë, pikturave , këngëve etj, e kjo është një sh-palosje e njeriut ndaj njeriut, e të  vjetrit  ndaj të riut, e anasjelltas.

   Ne nuk jemi qenie që kemi privilegjin e të paturit një bote të re tonën, të cilës mund t’i japim formën që duam, sipas parimeve tona si qenie të reja. Shkurt, nuk mund të ketë Adam dhe Evë të tjerë. Ajo çka na pret në botë është konflikti , konflikti për të ndryshuar gjendjen (ose  botën ) përmes së cilës afirmohemi si ekzistencë, e për këtë duhen subjekte. E, kjo është çështja që na mundon të gjithëve herë pas here, sa ekzistencë (realitet)  kemi ne si subjekte , d.m.th a jemi subjekte?

    Si mund të jem reja e shtëpisë për nënën , djali për babain por asnjëherë vajzë e prindërve të mi?!  Reja (nusja) e shtëpisë është ndihma që i vjen vjehrrës, për sa kohë vajza është në shtëpi e luan ajo këtë rol , nga ana tjetër është edhe djalë për babain. Ku ? Atje jashtë shtëpisë , tek gardhi, pra të qenët krah pune. E nëse tek prindërit është edhe djalë, tek burri nuk dijm nëse do ketë këtë privilegj ,por ama do jetë re’ (nuse) . Këtu mbyllet edhe qarku sepse jemi brenda një rrethi vicioz në të cilin ndryshojnë njerëzit por jo skema. Pra, vajzat thjeshtë ndryshojnë pronarët.

   Kjo çështje  me të drejtë mund të konsiderohet si sëmundje e trajtuar dhe shëruar , por bëjme gabim nëse e konsiderojmë si të zhdukur. Për sa kohë vëmë re simptoma të saj, qoftë edhe në raste të izoluara kjo mund të çoj në një riformulim të saj, si një trajtë e re asaj çka ishte më parë. Le të jem më e qartë. Siç thashë dhe më sipër ne trashëgojmë konflikte, e kjo nuk duhet marre si diçka problematike ,por si një avantazh që kemi në botë, problematike është mënyra se si ne i qasemi konflikti. Janë tre mënyra se si mund të “konfliktohemi” , e para është ballore , ku kjo nënkupton edhe betejën me një fitues dhe humbës, ku për nga ajo çka sjell e  reja them që mund të sjellë përmbysje. Dy mënyrat tjera për nga natyra nuk janë plotësisht konflikte, por më shumë pakte ose nënshtrime të palëve, ku mënyra e dytë është më shumë si një marrëveshje e të resë me të vjetrën ku secila prej tyre ka nga pak frikë nga tjetri , zgjedhin të ecin sëbashku. Në mënyrën e tretë e reja zgjedh të mbaj të vjetrën si prijëse, ku kjo është një formë nënshtrimi.

  Duke iu rikthyer problemit që hapëm  në fillim , e duke u munduar t’i japim një përgjigje, nëse  sëmundja është zhdukur apo thjesh është trajtuar, e që mund të ketë marrë një formë tjetër. Pyetja që lind është “ A bëhen vajzat reja, rejat vajza apo vajzat janë bërë vajza? “   Besoj se përgjigjja nuk ka nevojë për referenca ose matje por mund të përgjigjemi lirshëm duke thënë se vajzat tani janë vetëm vajza.  Ajo nuk shikohet si një objekt ndaj të cilës priten përfitime por është një qenie ndaj të cilës ofrohet dashuri, e përkushtim dhe mendohet për formimin e saj.  Ajo vetë është e angazhuar të bëhet grua.

    Këtu dua të bëj një ndërhyrje të shkurtër për të qartësuar dicka që duhej ta bëja në fillim, situatat që po analizoj nuk mund të merret si tërësi e gjithë kategorisë, kjo për arsye se për të njohur një fenomen ne duhet të shkojmë aty ku kemi intensitetin më të madh të shfaqjes së saj , pra, aty ku simptomat janë në shfaqjen më të plotë të tyre. Interesante e këtij intensiteti të zonës tregon dy gjëra, e para shkallën më të lartë të shfaqjes dhe së dyti , mundësinë e një krisje/çarje.

     Për te vazhduar më tej na duhet një gjendje tranzitore në të cilën mund të shquash gjërat nga paqartësia që i karakterizon. Një gjendje e tillë  është pikërisht faza e studimeve. Arsimimi i vajzave mund të ketë shumë interpretime , filluar nga vetë prindërit. Për disa është një përjashtim, kjo shprehet : “ Na detyroi ta çojmë në shkollë se mësonte se nuk kishim kohë të merreshim me të tilla gjëra.” Pra , është përjashtim që po arsimohet se në të zakonshmen do qëndronte në shtwpi, e meritonte , e mori me zor se përndryshe nuk do kishte arsimim, a thua se arsimimi është zgjedhje prindërore e jo një e drejtë individuale . Për një pjesë tjetër relativisht të madhe arsimimi i vajzës është një kohë e lirë, e tepërt deri në ardhjen e kandidatit të denjë  për martesë, ndërkohë vajza “kualifikohet”. Por nuk dua të qëndrojmë shumë në këtë pikë se konsideroj më të rëndësishme atë që vjen më pas, fillimi i arsimit të lartë dhe zhvendosa drejt qyteteve të studimit. Kur them këtë besoj edhe ju si mua ju përfytyrohet konvikti, ai i vajzave dhe banoret e saj, konviktoret. Ajo godinë që ngjan si koshere bletësh e mbi të cilat vërshojnë epitete, batuta e gjithëfarë gjykimesh. Në të gjitha rastet është konviktorja,asnjëherë konviktori.

   Mes të qenit vazhdimësi e një rruge të projektuar  dhe të ndjekurit e rrugës që do ngrihej nga ajo si subjekt i duhet të kaloj edhe përmes lupes së shoqëris si matës vlerash. Prindërit kërkojnëtë jetë nderi i tyre. Dashuria nuk eshte tabù, e nese prinderit e tu e konsiderojne te tille , beju te ditur qe ti je individ perpara se te jesh "nderi i familjes".

Mos u meso te heshtesh.

Revoltohu.

Reago per te drejtat e tua.

Ky vend i do te shtypura e te nenshtruara femrat por ti mos u bej e tille.

Duaje veten tȅnde.

Sepse ti o e dashur ,je inspirim!

Je poemȅ.

Nga ato qe ta mbushin shpirtin me lule plotȅ

 

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24