Trajnimi rezidencial i Youth Club mbi fushatën "Bëhu burrë"
Youth Club zhvilloi sot ditën e parë të trajnimit rezidencial mbi projektin “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan” në qytetin e Krujës tek Hotel “Panorama”.
Ky projekt implementohet nga CARE International në partneritet me ACT for SOCIETY Center dhe mbështetet nga Agjencioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation.

Trajnimi u nda në disa sesione, në të cilat të rinjtë patën mundësinë të argëtohen përmes lojërave dhe të ndanin me njëri tjetrin stuhitë e mendimeve në lidhje me barazinë gjinore për secilën nga pikat e trajtuara në çdo sesion.
Në sesionin e parë, të rinjve i’u paraqit Pema e Prishmërive, Frikërave dhe Kontributeve. Secili prej tyre tregoi pritshmëritë, frikërat dhe kontributet në lidhje me trajnimin e sotëm.

Në sesionin e dytë u vazhdua me “Një jetë budallai apo një hero i vdekur: Nderi i mashkullit” nga Modeli Y. Të rinjtë u ndanë në grupe dhe performuan situatat e dhëna në formën e një skeçi. Pas secilit performim u diskutua për tematikat e situatave sesi ndikojnë ato në jetën e perditshme dhe reflektuan mbi to.
Pas pushimit të drekës, u realizua sesioni i tretë mbi Pushtetin dhe Marrëdhëniet. Të rinjtë u ndanë në dy grupe dhe imituan lëzizjet e njëri tjetrit dhe si vijim shprehën ide dhe diskutuan mbi ndikimin e pushtetit tek njeriu dhe tek marrëdhëniet me të tjerët.

Në fund u zhvillua sesioni “Skenat e Takimit”. Youth Club u nda në grupe, ku secili grup dha opinionet e tyre mbi marrëdhëniet e shëndetshme dhe ato jo të shëndetshme sipas situatave të dhëna.
Ky trajnim rezultoi tepër efikas për të rinjtë dhe përmbushi sipas tyre të gjitha pritshmëritë që ata kishin.
