Archive

Please reload

Tags

Please reload

Trajnimi rezidencial i Youth Club mbi fushatën "Bëhu burrë"

May 5, 2018

Youth Club zhvilloi sot ditën e parë të trajnimit rezidencial mbi projektin “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan” në qytetin e Krujës tek Hotel “Panorama”.

Ky projekt implementohet nga CARE International në partneritet me ACT for SOCIETY Center dhe mbështetet nga Agjencioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation.

 

 

Trajnimi u nda në disa sesione, në të cilat të rinjtë patën mundësinë të argëtohen përmes lojërave dhe të ndanin me njëri tjetrin stuhitë e mendimeve në lidhje me barazinë gjinore për secilën nga pikat e trajtuara në çdo sesion.

 

Në sesionin e parë, të rinjve i’u paraqit Pema e Prishmërive, Frikërave dhe Kontributeve. Secili prej tyre tregoi pritshmëritë, frikërat dhe kontributet në lidhje me trajnimin e sotëm. 

 

 

Në sesionin e dytë  u vazhdua me “Një jetë budallai apo një hero i vdekur: Nderi i mashkullit” nga Modeli Y. Të rinjtë u ndanë në grupe dhe performuan situatat e dhëna në formën e një skeçi. Pas secilit performim u diskutua për tematikat e situatave sesi ndikojnë ato në jetën e perditshme dhe reflektuan mbi to. 

 

Pas pushimit të drekës, u realizua sesioni i tretë mbi Pushtetin dhe Marrëdhëniet. Të rinjtë u ndanë në dy grupe dhe imituan lëzizjet e njëri tjetrit dhe si vijim shprehën ide dhe diskutuan mbi ndikimin e pushtetit tek njeriu dhe tek marrëdhëniet me të tjerët.

 

 

Në fund u zhvillua sesioni “Skenat e Takimit”. Youth Club u nda në grupe, ku secili grup dha opinionet e tyre mbi marrëdhëniet e shëndetshme dhe ato jo të shëndetshme sipas situatave të dhëna.

 

Ky trajnim rezultoi tepër efikas për të rinjtë dhe përmbushi sipas tyre të gjitha pritshmëritë që ata kishin.

 

 

 

 

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24