Fushata "Bëhu burrë": Dita e dytë e trajnimit rezidencial
Klubi i të rinjve zhvilloi sot ditën e dytë të trajnimit rezidencial tek Hotel “Panorama”, në qytetin e Krujës mbi projektin “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”. Ky projekt implementohet nga CARE International në partneritet me ACT for SOCIETY Center dhe mbështetet nga Agjencioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation.
Në sesionin e parë të trajnimit të sotëm me Youth Club, u diskutua mbi alkoolin dhe efektet e tij.
Pas këtij aktiviteti, ata reflektuan më shumë në lidhje me alkoolin si substancë e dëmshme për njeriun.
Në sesionin e dytë u diskutua "Vendimmarrja dhe përdorimi i substancave". Ndonëse kishte mendime të kundërta, në thelb të gjithë pjestarët bashkoheshin me të njëjtën ide, se nuk do merrnin vendimin për të konsumuar substanca edhe nëse do të ishin të detyruar, apo për të qenë të pranuar nga rrethi shoqëror.
Në sesionin e tretë, të rinjtë e klubit u ndanë përsëri në tre grupe në lidhje me diskutimin e radhës mbi "Kujdesin për vete: Burrat, gjinia dhe shëndeti." Në këtë sesion, të rinjtë dhanë mendime se personat e cilës gjinie ishin më të predispozuar për t’u prekur lehtësisht nga sëmundje të ndryshme apo për të kërkuar ndihmën mjekësore më shpejt.
Pas të tre sesioneve, trajnerët menduan të testonin efikasitetin e trajnimit rezidencial dy ditor. Të rinjtë do të vlerësonin me pikë secilën pjesë të trajnimit: bashkëpunimin në grup, trajnerët, workshop-et, akomodimin si dhe ushqimin, për të dyja ditët e trajnimit.
Në fund të këtij trajnimi rezidencial, të rinjtë e klubit u pajisën me një certifikatë pjesëmarreje.