top of page

Klubi "Bëhu Burrë" mblidhet për fushatën #ACT4EQUALITY

Në takimin që u zhvillua sot me Klubin Bëhu Burrë, të rinjtë diskutuan dhe argumentuan pro dhe kundër në lidhje me detajet e fushatës së tyre #ACT4EQUALITY.

Pikat që i’u kushtuan me shumë rëndësi në diskutim ishin ecuria e fushatës si dhe përfshirja sa më e gjerë e të rinjve në të.

Pjesë e takimit ishin dhe dy studentet kanadeze të cilat aktualisht po zhvillojnë intershipin e tyre pranë qendrës ACT for SOCIETY. Të rinjtë patën mundësinë të komunikonin me to në gjuhën angleze, duke u prezantuar në mënyrë sintetike projektin dhe aktivitetet e ndërmarra më parë.

Në mbyllje të takimit të rinjve i’u dorëzuan formularët për prindërit, në kuadër të trajnimit rezidencial, që do të zhvillohet me të rinjtë e klubit më 5-6 Maj.

Ky takim u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", i cili implementohet nga CARE International në partneritet me ACT for SOCIETY Center dhe mbështetet nga Agjencioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation.

bottom of page