top of page

Klubi i të rinjve, patinazh dhe jo vetëm...

Të rinjtë e Youth Club realizuan mbrëmjen e sotme një aktivitet argëtues pranë pistës së patinazhit në Ring Center.

Krahas lojës e argëtimit me njëri- tjetrin, të rinjtë patën mundësinë të zhvillojnë diskutime apo biseda në lidhje me tematika të ndryshme.

Shumë interesant është fakti se si aktivitete të tilla argëtuese shërbejnë për t’i lidhur më shumë të rinjtë më mendimet e njëri-tjetrit si dhe për të qenë një indicie e një fryme bashkëpunimi në takimet e mëtejshme.

Të rinjtë e klubit shprehën gjithashtu disa ide mbi realizimin e aktiviteteve të ardhshme edukuese dhe argëtuese.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", i cili implementohet nga CARE International në partneritet me Center ACT for SOCIETY dhe mbështetet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe OAK Foundation.

bottom of page