top of page

Doni te dini më shumë rreth ACT for SOCIETY Center?

Organizata Act for SOCIETY e ka nisur misionin e saj që në vitin 2012, mision i cili vazhdon edhe sot të përmbushet me të njëjtin pasion, angazhim, frymë bashkëpunimi dhe sigurisht dëshirë e madhe për të dhënë kontributin e saj për një shoqëri më të mirë, më të edukuar dhe më të zhvilluar.

Slogani “Together for the society ” (Bashkë për Shoqërinë) është pikërisht pika e fortë e organizatës. Të gjithë bashkë për të thyer barriera, për të bërë ndryshime pozitive dhe për të insipiruar të rinjtë, që të gjithë mund të jemi të barabartë dhe të realizojmë vepra mbresëlënëse.

Organizata është e bazuar në disa shtylla ku edhe mbështetet i gjithë misioni. Të Drejtat e Njeriut dhe Zhvillimi Social është shtylla e parë e cila praktikisht merret me Barazinë Gjinore, Kundërshtimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit si dhe përfshirjen sociale. Mbi këto çështje tepër të prekshme, ACT for SOCIETY ka implementuar disa projekte të cilat kanë pasur një feedback jashtë pritshmërive.

Demokracia dhe Antikorrupsioni janë një shtyllë tjetër ku bazohet axhenda e organizatës ACT for SOCIETY.

Roli i saj në lidhje me këtë drejtim qëndron në nxitjen e qytetarisë aktive si dhe në qeverisjen e mirë dhe transparencën. Një nga projektet e realizuara ishte “Demokracia në sytë e mi” i cili synonte të sillte një perspektivë të re të Demokracisë nga sytë e të rinjve në Shqipëri.

Gjithashtu ACT for SOCIETY i kushton rëndësi Ndërtimit të Kapaciteteve dhe Kërkimit Shkencor. Si e arrin këtë? Sigurisht nëpërmjet ideologjisë Think-Tank, nëpërmjet shërbimeve të konsulencës (menaxhim projektesh, planifikim strategjik, menaxhim organizativ, shkrimit të projekteve) si dhe trajnimin e trajnerëve (TOT).

Fuqizimi i të rinjve është gjithashtu një nga pikat kyçe ku qendra ACT for SOCIETY zhvillon punën dhe projektet e saj. I kushtohet një rëndësi mjaft e veçantë të rinjve të cilët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit.

Rrjedhimisht, nëse ndryshojmë dhe zhvillojmë të rinjtë me mendësi të reja koherente dhe europiane, arrihet në mënyrë më fleksibël një shoqëri e pajisur me vlera dhe respekt përtej kornizave që jemi mësuar deri më tani. Përvojat jashtë vendit janë ato më interesantet për ta arrituar këtë qëllim.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë një eksperiencë shkëmbimi me anë të programit ERASMUS + (seminare, workshop-e, trajnime si dhe shkëmbime të rinjsh ), qendra ACT for SOCIETY jua ofron këtë mundësi. Gjithashtu Europian Voluntary Service (EVS) ose shërbimet vullnetare europiane janë pjesë e mundësive që ofrohen për të rinjtë që dëshirojnë të kenë përvoja jashtë vendit.

Së fundi , në këtë botë kaotike, me konflikte dhe e mbushur me thirrje dhune dhe urrejtjeje është mëse i nevojshëm promovimi i PAQES tek të rinjtë dhe jo vetëm, si zgjedhja e duhur për zgjidhjet e problemeve që hasim. Kështu Ndërtimi i Paqes dhe Kulturës implementohet në projekte të ndryshme nga programi i MASTERPEACE ALBANIA ku promovohet paqja nëpërmjet artit.

ACT for SOCIETY mbështet çdo kauzë në të mirë të shoqërisë dhe problematikave sociale. Drejtoresha ekzekutive e qendrës znj. Armela Pengili shprehet: “Ne punojmë në shumë iniciativa emocionuese për të përmirësuar jetën e të tjerëve dhe jemi shumë krenarë për punën që bëjmë. Mësoni rreth nismave tona emocionuese dhe atë që po punojmë çdo ditë në mënyrë që të promovojmë ndryshimet.”

Për të mësuar në mënyrë të detajuar rreth qëndrës ACT for SOCIETY dhe projekteve që realizon jeni të ftuar të pëlqeni faqen e qendrës në Facebook: Center ACT for SOCIETY, të ndiqni faqen në Instagram: @actforsociety si dhe të kërkoni website-in e qendrës: https://www.actforsocietycenter.org/

bottom of page