top of page

Ti mund ta fitosh këtë konkurs...

Nëse jeni të rinj të moshës 16-26 vjeç dhe keni aftësi artistike dhe gjithashtu doni të mbështesni kauzat e mëdha si Barazia Gjinore ju ftojmë të merrni pjesë në projektin më të ri të Qendrës ACT for SOCIETY.

Ky projekt i cili mbështetet nga “Raiffeisen Invest”, do të jetë në formatin e një konkurs artistik që nxit reflektimin e të rinjve mbi situatën aktuale të barazisë gjinore në Shqipëri.

Të rinjtë do të kenë mundësinë të shprehin idetë, imagjinatën dhe këndvështrimin e tyre nëpërmjet artit. Ju mund të bëheni pjesë e këtij konkursi duke konkuruar në dy kategori kryesore. Kategoria “Ese & Poezi”, ku do të konkurojnë të gjitha punimet në formatin e shkruar, dhe kategoria e dytë “Arte Vizuale” ku do të konkurojnë të gjitha punimet fotografi, video e piktura.

Falë mbështetjes së Raiffeisen Invest në këtë konkurs do të jepen tri cmime në vlerë monetare.

Çmimi i parë në kategorinë ese & poezi, çmimi i parë në kategorinë arte vizuale si dhe çmimi i publikut.

Ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar, të dërgojnë punimin e tyre deri më 08.05.2018 në aplikime.afs@gmail.com si dhe të plotësojnë formularin e mëposhtëm.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScXH6mKrWnX9HLvO8Cv95BSyb5klxX0Fa0f6FlDS0Qasx_EAQ/viewform

bottom of page