Lançohet projekti më i ri në Ditën Ndërkombëtare të Grave
Organizata Act for Society zhvilloi sot, një aktivitet sensibilizues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Aktiviteti kishte në fokusin e tij, lançimin e projektit trevjeçar “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës e ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”.
Realizimi i këtij projekti është në bashkëpunim me CARE International Balkans dhe me mbështetjen e @Austrian Development Agency dhe OAK Foundation.
Fokusi kryesor qëndron në të kuptuarit se, burrat dhe djemtë nuk duhet të shihen si pengesa për paqen dhe barazinë gjinore por përkundrazi, si partnerë në promovimin e marrëdhënieve dhe komuniteteve të padhunshme dhe të shëndetshme.
Pjesëmarrës në aktivitetin e sotëm ishin rreth 120 persona midis të cilëve ishte edhe përfaqësuesi i Austrian Development Agency, z.Haber Habertheuer.
Habertheuer vlerësoi rolin dhe interesin e të rinjve dhe u shpreh se për të ishte shumë e rëndësishme të shihte se si të rinjtë mund të kontribuojnë për të ndryshuar diçka Gjithashtu, pjesëmarrës të tjerë ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mësues dhe nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali”.
Gjatë këtij aktiviteti, disa prej të rinjve të talentuar paraqitën një poezi për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe nje koreografi kundër dhunës ndaj grave.
Aktiviteti përfundoi me një koktejl të vogël për të gjithë pjesëmarrësit.