top of page

Klubi i të rinjve: Kreativitet, energji dhe ide të reja

Takimi me të rinjtë e "Youth Club" u zhvillua sot në një prizëm më argëtues përsa i përket barazisë gjinore, komunikimit dhe tolerancës mes njëri-tjetrit, ku të ftuar kishim edhe përfaqësuesin e CARE Balkans.

Të rinjtë, nëpërmjet disa lojërave në dyshe dhe në grupe, arritën të jepnin idetë e tyre mbi çështjet thelbësore të projektit por edhe të ndërgjegjësoheshin mbi thyerjen e tabuve apo mentaliteteve që ekzistojnë akoma në shoqërinë shqiptare mbi barazinë gjinore dhe jo vetëm. Profesionet e ndryshme të cilat mund të paragjykohen si të përshtatshme vetëm për një lloj gjinie ishte një nga pikat që u diskutua.

Klubi i të rinjve ishte mjaft entuziast dhe të hapur ndaj qasjes së ideve të reja apo dhe lojërave të realizuara.

Në fund, të rinjtë u ftuan të mendonin ide apo aktivitete kreative në kuadër të projektit i cili është në bashkëpunim me CARE Balkans dhe me mbështetjen e ADA dhe OAK Foundation.

Gjithashtu ata u ftuan të mos ngurronin t'i prezantonin ato në takimet e ardhshme dhe pse jo pranë qendrës sonë në çdo moment që do të ndiheshin të gatshëm.

bottom of page