Pritshmëritë, 'frikërat' dhe kontributet e "Youth Club"
Takimi i rradhës me anëtarët e “Youth Club” u zhvillua këtë javë pranë qëndrës ACT FOR SOCIETY në kuadër të projektit trevjeçar që ka në fokus promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me CARE Balkans dhe mbështetet nga ADA dhe OAK Foundation.
Aktiviteti u përqëndrua kryesisht tek eksplorimi i pritshmërive, frikërave dhe kontributeve të të rinjve në lidhje me angazhimin e tyre në këtë projekt.
Të rinjve i’u dha mundësia që në bashkëpunim me stafin e qendrës, të kuptonin më specifikisht mënyrën e funksionimit të klubit dhe gjithashtu i’u dha një informacion panoramik mbi aktivitetet e ndryshme që pritet të realizohen.
Ata shprehën dëshirën dhe gatishmërinë e tyre, jo vetëm për të qenë pjesë aktive në takimet dhe aktivitetet e vazhdueshme të klubit, por edhe për të kontribuar më tej nëpërmjet aftësive të tyre dhe ideve kreative.