top of page

Memorandum bashkëpunimi me gjimnazin "Ismail Qemali"

Sot më datë 16 Shkurt 2018, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës ACT for SOCIETY dhe gjimnazit "Ismail Qemali",Tiranë.

Ky bashkëpunim u realizua në kuadër të projektit tonë më të ri 3 vjeçar, në bashkëpunim me CARE International Balkans dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency dhe OAK Foundation.

Fokusi i këtij projekti është promovimi i barazisë gjinore dhe parandalimi i dhunës nëpërmjet klubit të edukatorëve bashkëmoshatar.

Falenderojmë stafin e gjimnazit “Ismail Qemali” që hapi dyert për një partneritet afatgjatë dhe për mundësinë që u jep nxënësve dhe mësuesve të përfshihen në aktivitete edukuese.

bottom of page