"Youth Club" prezantohet me projektin më të ri
Projekti ynë më i ri nisi sot me të rinjtë e grupit “Youth Club” që janë aktualisht nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë.
Në takimin e parë me klubin, u prezantua Qendra ACT FOR SOCIETY, objektivat dhe qëllimi i organizatës dhe gjithashtu aktivitetet e realizuara më herët.
Të rinjtë mundën të njiheshin me njëri-tjetrin si dhe me stafin e organizatës nëpërmjet lojërave të ndryshme që u zhvilluan në qendrën tonë.

Më tej, u prezantua projekti i ri, synimi i të cilit është parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe ekstremizmi i dhunshëm në Ballkan.
Projekti realizohet në bashkëpunim me CARE International Balkans dhe me mbështetjen e @Austrian Development Agency dhe OAK Foundation. Të rinjtë e “Youth Club” mundën të informoheshin gjerësisht në lidhje me qëllimin e projektit .
Në fund të takimit ata u angazhuan në workshope të ndryshme mbi tematikat e paragjykimit, dhunës, etiketimeve dhe ndryshimit midis seksit dhe gjinisë.
