Archive

Please reload

Tags

Please reload

"Youth Club" prezantohet me projektin më të ri

February 6, 2018

Projekti ynë më i ri nisi sot me të rinjtë e grupit “Youth Club” që janë aktualisht nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë.

Në takimin e parë me klubin, u prezantua Qendra ACT FOR SOCIETY, objektivat dhe qëllimi i organizatës dhe gjithashtu aktivitetet e realizuara më herët.

 

Të rinjtë mundën të njiheshin me njëri-tjetrin si dhe me stafin e organizatës nëpërmjet lojërave të ndryshme që u zhvilluan në qendrën tonë.

 

 

Më tej, u prezantua projekti i ri, synimi i të cilit është parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe ekstremizmi i dhunshëm në Ballkan.

Projekti realizohet në bashkëpunim me CARE International Balkans dhe me mbështetjen e @Austrian Development Agency dhe OAK Foundation.                          Të rinjtë e “Youth Club” mundën të informoheshin gjerësisht  në lidhje me qëllimin e projektit .     

                                                                                                          Në fund të takimit ata u angazhuan në workshope të ndryshme mbi tematikat e paragjykimit, dhunës, etiketimeve dhe ndryshimit midis seksit dhe gjinisë.

 

 

 

Please reload

Recent Posts

September 21, 2019

Please reload

©2019 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24