Recent Posts

Archive

Tags

11 Tetori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, u zhvillua sot aktiviteti ndërgjegjësuar në zonën e Kombinatit, Tiranë. Mbështetur nga UNFPA, koordinuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, organizuar nga qendra ‘ACT for SOCIETY’, ky aktivitet solli pranë komunitetit një grup të rinjsh vullnetarë, të cilët shpërndanë materiale informative dhe dhurata simbolike për vajzat e vogla, duke promovuar të drejtat e fëmijës vajzë. Ky aktivitet u prit shumë mirë nga banorët e zonës, të cilën shprehën mjaft interes dhe kuriozitet. Gjithashtu, një sesion informues u mbajt në shkollën 9-vjeçare ‘Musine Kokalari’ në këtë zonë, me mikpritjen e drejtorisë së kësaj shkolle. Falenderojmë gjithashtu organizatat partnere të rrjetit Zëri i të Rinjve, të cilën na mbështetën në realizimin e këtij aktiviteti. #UNFPA_Albania #actforsociety #SDGs #GlobalGoals

#GlobalGoal

©2020 by Center ACT for SOCIETY. 

Rruga "Blv. Zhanë D'ark" Nd.61, H.5, Ap.24